Pamjet e mëposhtme tregojnë kushtet e vështira ku jetonte 48-vjeçari Fatos Çollaku, i cili dha fund jetës duke u vetëvarur në Përrenjas.
Sikurse duket në video ai jetonte, në një banesë të rrënuar, në varfëri, ku as kushtet minimale të jetesës nuk plotësoheshin.
Sipas banorëve të fshatit familjes së Fatosit, vazhdimisht i është prerë energjia elektrike, për shkak të pamundësisë për ta paguar.
Ndërkaq, vetë OSHEE reagoi pas ngjarjes dhe deklaroi se në asnjë moment kësaj familjeje nuk i është ndërprerë energjia elektrike. Sipas këtij institucioni lajmet e përhapura ishin jo të vërteta, dhe se kjo ngjarja po përdorej politikisht.
Por bashkëfshatarët e Fatos Çollakut, thonë se përveç prerjes së dritave, të cilat ata tregojnë se ikanë lidhur vetë pas ngjarjes, kësaj familjeje i është ndërprerë edhe uji i pijshëm.
Sipas tyre edhe frigoriferi që ka kjo familjeje, nuk është në gjendje pune.
“Ai një dritë kishte, as lavatriçe, as frigorifer… Një natë para ngjarjes, nuk kishte drita! Kur i prenë ujin para dy javësh, u mërzit shumë”, rrëfen një nga banoret për news 24.
48-vjeçari Fatos Çollaku u gjet i vetëvarur disa ditë më parë në një pemë nga bashkëfshatarët e tij./Opinion.al