Një 60-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Athinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Paleo Faliro rreth orës 21:00.
Sipas medias greke “Protothema”, ai ishte në kërkim për përfshirje në banda, drogë, trafik të paligjshëm cigaresh dhe falsifikim dokumentesh.
Si ndodhi ngjarja?
Pak pas orës 21:00, qytetarët kanë telefonuar policinë, ku raportuan se një person ishte qëlluar me armë zjarri teksa ishte në rrugë pranë një pallati në rrugën Atlas.
Burri u qëllua në gjoks dhe u dërgua i gjallë në spitalin Evangelismos, por fatkeqësisht nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja 9 mm, ndërsa hetimet nga autoritetet greke kanë nisur për zbardhjen e ngjarjes.