Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është i pari nga përfaqësuesit e politikës shqiptare që ka uruar presidentin e ri amerikan Joe Biden për fitoren.
Përmes një postimi në Tuiter Basha i përcjell urimet më të ngrohta presidentit dhe shprehet se ai dhe Partia Demokratike do të vazhdojnë bashkëpunimin me aleatët amerikanë.
“Urimet e mia më të ngrohta për Joe Biden në zgjedhjen e tij si Presidenti i ri i SHBA. Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë. Unë dhe PD do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe angazhimet që ne ndajmë”, shkruan Basha./Opinion.al