‘Telenovela’ e re në familjen Kardashian-Jenner, e cila ka të bëjë me tradhtinë e basketbollistit Tristan Thompson ndaj partneres së tij Khloe Kardashian me miken e ngushtë të familjes Jordyn Woods vijon akoma.
Këtë herë në qendër të vëmendjes mësohet të ketë qenë Kylie Jenner, pikërisht mikja më e ngushta e Woods.
Sipas “Hollywood Life”, Kylie e ka diskutuar të gjithë këtë histori me partnerin e saj Travis Scott.
Duket se Kylie druhej se mos Jordyn ka flirtuar edhe me partnerin e saj, duke e tradhtuar kështu dyfish, dhe për këtë arsye e ka pyetur.
Përgjigjia e Travis ka qenë kategorike për jo duke theksuar se nëse diçka e tillë do të kishte ndodhur do t’ia kishte thënë menjëherë partneres së tij.
Nuk dihet ende cili do të jetë qëndrimi përfundimtar i Kylie Jenner pas gjithë kësaj që ka ndodhur me miken dhe motrën e saj./Xh.K/Opinion.al/