Aktualitet

I ofroi para të miturës për marrëdhënie seksuale, arrestohet 47-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:58 - 25/08/21 |
Opi Nion

Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet për disa vepra penale. Sipas policisë ai i ka kërkuar para një vajze të mitur në këmbim të marrdhënieve seksuale. Por nuk ka mjaftuar vetëm kaq, 47-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy djemve të tij si dhe ka hyrë me forcë në banesën e një komshie dhe ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj saj.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” “Ngacmim seksual” “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Dhunim i banesës” i shtetasit S. G., 47 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” pasi dyshohet se i ka ofruar para një shtetaseje të mitur në këmbim të marrëdhënieve seksuale. Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy djemve të tij si dhe ka hyrë me forcë në banesën e një komshie të tij dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ndaj saj. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike”, njofton policia./Opinion.al

Pas