Emergjencat civile bëjnë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë shfaqur 11 vatra zjarri si pasojë e temperaturave të larta.
Situata më problematike eshte në qarkun e Fierit, Beratit dhe Dibrës ku si pasojë e flakëve një sipërfaqe prej rreth 15.5 ha me shkurre, ferra dhe 500 rrënjë ullinj të moshës së vjetër janë djegur.
Por probleme ka dhe ne Tirane, Elbasan dhe Shkodër. Në bashkinë Fushë- Arrez të qarkut Shkoder është djegur 1 dynym pyll me pisha, por janë rrezikuar dhe disa banesa.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile edhe një herë i bën thirrje komunitetit për kujdes maksimal, ne menyre qe te mos lindin vatra zjarresh.