Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I ngatërruan shtëpinë me të komshiut në Kadastër, kalvari i mundimeve për zhbllokimin

2023/06/13 at 9:48 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
I ngatërruan shtëpinë me të komshiut në Kadastër, kalvari i mundimeve për zhbllokimin

Në 30 Dhjetor të vitit të shkuar, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan, transmetoi ankesën e zonjës Majlinda Kola, e cila në vitin 2018 bleu një apartament 2+1, me sipërfaqje 107 m2 nga Albana Mylyshi.


Kontrata e shitblerjes u bë nga noterja Vitore Biba. Po në atë vit, Majlinda u pajis me certifikatë pronësie dhe prona ka qenë e pabllokuar. Por kur Majlinda donte ta shiste apartamentin, ai rezultoi i bllokuar, pasi ishte ngatërruar nga Kadastra me hyrjen e komshiut.

30 Dhjetor 2022:

“Kam blerë një apartament 107 m2 në vitin 2018, kam bërë noterinë, kam marrë certifikatën e pronësisë. Unë dua të shes shtëpinë. Shkova te noterja, ajo tha duhet të shkosh te Hipoteka për të marrë atë që shtëpia është e bllokuar. Nuk kam marrë asnjë lloj kredie. Asnjë gjë. Kanë ngatërruar numrat e pasurisë te Kadastra dhe shtëpia ime del e Agustin Bardhokut, komshiut. Fillimisht unë shkova tek noterja për të bërë rifreskim pasurie. Aty zbulova që shtëpia është e bllokuar dhe nuk mund ta shes. Kur vajta te Kadastra drejtori Klajdi Dodaj më tha që është bërë një gabim nga ish-drejtori i parë Jul Përgega. Ne po vuajmë këtë gjë që unë nuk mund të shes shtëpinë. Edhe kur ishte drejtori tjetër, kam shkuar e jam ankuar, kemi bërë të gjitha gjërat dhe ai iku, erdhi ky tjetri, edhe ky tjetri përgjigjen e ke këtu në letër, por nuk mund të zgjidhi asnjë gjë”, thotë Majlinda Kola.

Kryeregjistruesi i Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj, premtoi ngritjen e një grupi pune për zgjidhjen e këtij problemi.

“Do ngremë një grup pune për verifikimin e problematikës së dosjes, me dy juristët më të mirë që kemi ne dhe një inxhinier, pastaj qytetarit normalisht t’i japim shërbimin e kërkuar. Qytetarit, deri sa e ka me certifikatë pronësie, duhet patjetër që t’i japim një zgjidhje”, u shpreh drejtori i Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj.

Ndonëse u premtua zgjidhje, kjo nuk ndodhi dhe qytetarja Majlida Kola tregoi një përgjigjie, ku thuhet se qytetari duhet ta zgjidhë vetë rastin, jo Kadastra që ka bërë gabimin.

Denoncuesja: Pas interesimit të emisionit “Stop”, Lezha ngriti grupin e inspektimit dhe mua më erdhi kjo përgjigje nga Kadastra e Mirditës:

Agjencia nuk mban përgjegjësi për gabimet e akteve noteriale të lidhura ndërmjet subjekteve private. Njëkohësisht, zyra vendore ASHK Mirditë nuk është përpara korrigjimit të gabimit të zgjidhur si rezultat i gabimeve materiale gjatë regjistrimit të akteve. Për rastin konkret, jemi para akteve administrative dhe noteriale të hartuara nga palë të treta. Korrigjimi duhet të kryhet nga palët ose nëpërmjet vullnetit të shprehur të palëve, me të cilët ka sjellë pasojë juridike regjistrimi.

Për këtë rast, “Stop” iu drejtua Kadastrës së Rrëshenit, ku Klajdi Doda tha se është bërë një gabim në hedhjen e të dhënave dhe zonjës i del prona e bllokuar.

Gazetarja: Si ta kuptoj unë këtë përgjigje që “Agjencia nuk mban përgjegjësi për gabimin që është bërë”?

Kreu i Kadastrës Rrëshen, Klajdi Doda: Gabimet e bëra nga noterët apo të tjerë, mbajnë përgjegjësi ata, për atë që ka përgjegjësi zyra për gabimet, e rregullon zyra.

Gazetarja: Ku thuhet që gabimi është bërë nga noterja?

Kreu i Kadastrës Rrëshen, Klajdi Doda: Të lutem ma bëj një kërkesë më shkrim, t’jua sjell unë me shkrim. Unë jam në spital për momentin, të kërkoj ndjesë. Të përshëndes!

13 Qershor 2023:

“Stop” i është drejtuar Bashkisë Mirditë për të komunikuar me drejtuesen e kësaj zyre.

“Nëse vërtetë Kadastra ka një dosje të përcjellë nga Urbanistike, kushdo qoftë Urbanistika, qytetari ta bëjë ankesën tek Hipoteka, nuk e bën tek unë. Mua nuk më ka ardhur asnjë njeri, nuk jam fare në dijeni të çështjes së tyre.”

Pasi Drejtoresha e Urbanistikës nuk bindet se problematika ka nisur nga kjo zyrë, atëherë “Stop” realizon komunikimin mes ish-regjistruesit të Kadastrës dhe drejtoreshës aktuale të zyrës së Urbanistikës.

Gazetarja: Kur ke qenë regjistrues në atë kohë, a e ke nisur procedurën, a i ke vënë në dijeni këta të zyrës së Urbanistikës?

Julian Përgega: Në dijeninë time, shkresa i është drejtuar Urbanistikës, BKT-së, shoqërisë. Një kopje e shkresës shihet ajo, nëse ka shkresë që i është drejtuar.

Gazetarja: Nga kush ka filluar gabimi, nga ish-Kadastra apo nga zyra Urbanistike?

Julian Përgega: Ish-zyra e regjistrimit është zyrë pritëse, ata kanë pritur dokumentat që kanë sjellë palët dhe në këtë rast, përpunuesja e dokumentave është shoqëria me inxhinierin koalidues.

Gazetarja: Kush e përcakton numërimin normal?

Julian Përgega: Normalisht nga Urbanistika vijnë këto dokumenta, nuk i prodhon zyra.

Qytetarja Albana Mylyshi me ndihmën e gazetares së “Stop” bën ankesën tek Urbanistika dhe ASHK nga fillimi.

Denoncuesja: Bëra një kërkesë për të ja dërguar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë Mirditë. Shpresoj të ketë një zgjidhje./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Sanksionet ndaj Kosovës, Buzhala: Trupa shtesë të NATO-s do vendosen në veri

Sanksionet ndaj Kosovës, Buzhala: Trupa shtesë të NATO-s do vendosen në veri

Votimi për Srebrenicën/Haxhiu: Frigohem në imazh, deputetët duhej të largoheshin

Haxhiu: Rama i dha Kurtit 72 orë frymëmarrje politike,sanksionet ndaj Kosovës janë gati  

Haxhiu: Berisha nuk ka ç’të ofrojë, po rrit Bashën në skenën politike

Haxhiu:Rama i vetmi shpëtimtar i Kosovës,BE dhe SHBA kanë ndërprerë komunikimin me Kurtin
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com