Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I ngarkuari i ri i BE për dialogun Kosovë-Serbi: Palët vendosin për kompromise potenciale

2025/03/17 at 8:18 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
I ngarkuari i ri i BE për dialogun Kosovë-Serbi: Palët vendosin për kompromise potenciale

I ngarkuari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, i cili viziton për herë të parë Kosovën, e ka cilësuar si “fillim të mirë”, takimin me kryeministrin Albin Kurti.

I ngarkuari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, takoi në Prishtinë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zhvilloi një takim të veçantë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Danezi Peter Sorensen, i cili pason në këtë detyrë sllovakun Mirosllav Lajçak, ende nuk ka ndërmjetësuar ndonjë takim të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Sorenseni tha shkurt se “gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti është biseduar rreth mënyrës se si mund të ecet përpara me procesin e dialogut” dhe këtë zhvillim e cilësoi si “fillim të mirë”.

Sorensen: Kompromise apo jo, u takon palëve për ta përcaktuar

“Kemi pasur një bisedë rreth mënyrës se si procesi mund të vazhdojë dhe të ecë përpara, kështu që është një fillim i mirë. Qëllimi, sigurisht, është që procesi të vazhdojë dhe të ecë përpara”, tha Sorensen.

Ai nuk deshi t’u përgjigjej pyetjeve për kompromise të mundshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por tha se “kjo u takon palëve ta përcaktojnë”.

“Dialogu është për t’u siguruar që të ketë takime. Nëse kjo nënkupton kompromise potenciale apo jo, u takon palëve për ta përcaktuar”, tha Sorensen.

Osmani :”Kosova meriton trajtim të barabartë në dialog e në rrugën drejt BE”

Para takimit me Kurtin, Peter Sorensen takoi Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se “Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE”.

“Presidentja Osmani konfirmoi përkushtimin e Kosovës ndaj procesit të lehtësuar nga BE-ja, duke theksuar rëndësinë e një zbatimi të plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve të arritura.

Në takim me z. Sorensen, Presidentja Osmani paraqiti vërejtjet e saj për Draftstatutin e Asociacionit të propozuar nga BE, vërejtje të cilat duhet të trajtohen me seriozitet në mënyrë që të parandalohet rrezikimi i funksionalitetit të shtetit të Kosovës”, thuhet në një komunikatë nga zyra e Presidentes.

Osmani ritheksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, ndërsa ripotencoi “shkeljet e vazhdueshme të Serbisë ndaj marrëveshjeve të arritura në Bruksel, përfshirë shkeljen e nenit 4 të marrëveshjes së shkurtit 2023”.

Presidentja Vjosa Osmani “ritheksoi gjithashtu nevojën për heqjen e masave të padrejta të vendosura nga BE në qershor 2023”.

“Kosova është dëshmuar tashmë si palë konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë, por edhe balancin e nevojshëm në dialog”, theksoi Presidentja Osmani.

E paqartë se kur Sorenseni mund ta ndërmjetësojë takimin e parë ndërmjet palëve

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, vizitoi për herë të parë Prishtinën qëkur mori detyrën në fillim të muajit shkurt. Nga Prishtina, Sorensen udhëton drejt Beogradit.

Në takimin e fundit që delegacionet e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan në Bruksel më 17 dhjetor 2024, nën ndërmjetësimin e Mirosllav Lajçakut, palët u pajtuan për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur.

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, muajin e kaluar tha se, pas kritikave që ka dëgjuar rreth formatit të deritanishëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ajo po shqyrtonte, së bashku me Sorensenin, mundësinë për ta bërë më funksional këtë proces.

Kosova dhe Serbia, që nga viti 2011, zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së. Gjatë pesë viteve të fundit, dialogun Kosovë-Serbi e ndërmjetësoi i ngarkuari i BE-së, Mirosllav Lajçak, dhe gjatë kësaj periudhe, në fillim të vitit 2023, palët arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Kjo marrëveshje nuk është nënshkruar nga palët, por BE thotë se ajo është ligjërisht e detyrueshme si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë.

Megjithatë, për momentin nuk është e qartë se kur i ngarkuari i ri i BE-së për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, Sorensen, mund ta ndërmjetësojë takimin e parë ndërmjet palëve. 57-vjeçari Peter Sorensen e njeh mirë rajonin. Më herët, ai ishte i angazhuar në Kosovë në kuadër të Misionit të OKB-së, UNMIK./DW

Ju sugjerojmë

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Para
Protestat e dhunshme në Britani, kryeministri Starmer: Ju garantoj se do të pendoheni!

Kryeministri Starmer i gatshëm të dërgojë trupa britanike në Ukrainë

E kishte bërë dhe më parë? Çfarë dihet për nënën që përplasi foshnjen në Vlorë

E kishte bërë dhe më parë? Çfarë dihet për nënën që përplasi foshnjen në Vlorë

Gjykata Speciale nuk lejon ish-Presidentin Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon ish-Presidentin Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait

TE FUNDIT

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
8 Qershor, 2025

Karen Bass, kryetarja e Bashkisë së Los Angeles-it, është përballur me kritika të ashpra nga republikanët dhe Presidenti Donald Trump...

Lexo më shumë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
8 Qershor, 2025

Trupat e Gardës Kombëtare mbërritën në Los Angeles në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi presidenti Donald...

Lexo më shumë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
8 Qershor, 2025

Liqeni Natron ndodhet përgjatë Sistemit të Rifteve të Afrikës Lindore, një kufi pllakash tektonike divergjente që po e copëton Pllakën...

Lexo më shumë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com