Gjatë përgatitjve të dasmës së Meghan dhe Harry-t, u njohëm me shumë rregulla të familjes mbretërore. “Nusja e re” që nga ai moment duhet të hiqte dorë nga disa ushqime apo sporte. Duhet të ishte më e kujdesshme për paraqitjen e saj dhe duhet të kryente disa detyra si Dukeshë. Më e rëndësishmja, duhet të ruajnë intimitetin e të mos bëhen tituj gazetash. Te kjo e fundit Meghan çalon, por për hir të dashurisë mesa duket familja mbretërore e ka mbyllur një sy.
Por jo të gjitha rregullat bëjnë sens. Shumë gjëra ndalohet për Dukeshat thjesht dhe vetëm sepse do Mbretëresha Elizabeth. Sipas The Independent, Meghan dhe Kate nuk duhet të mbajnë thonj fallco apo me ngjyrë. Manikyri i tyre duhet të jetë një tonalitet nude. Për shembull, vetë Mbretëresha përdor manikyrin nuancë rozë “Essie” që prej 1989-ës.
Diçka tjetër që u ndalohet Dukeshave të Kembrixhit dhe Sussex-it, janë takat ortopedike. Mbretëreshës nuk i pëlqejnë këto lloj këpucësh apo sandalesh. Ky është një rregull që e dinë të gjitha gratë e familjes, por kjo nuk e ka penguar Kate të luajë volejboll me to./Opinion.al