Sport

I ndaloi policia në kufi, “Plisat”: Nuk ndalemi për Shqipërinë


               Publikuar në : 17:47 - 17/11/19 |
Opi Nion

Ditën e stome policia njoftoi se kishte ndaluar disa persona të cilët udhëtonin nga Kosova në Shqipëri për të qenë të pranishëm në ndeshjen Shqipëri-Francë.

Lidhur më këtë rast, ka reaguar tifogrupi nga Prishtina, “Plisat”,duke u shprehur përmes një postimi se gjithçka ishte brenda rregullave.

Sipas “Plisave”, materialet piroteknike kanë qenë të shoqëruara me kuponin tatimor dhe në asnjë çast nuk është tentuar fshehja e tyre.Ata shprehen në reagimin  tyre se të gjitha materialet e gjetura do të përdoreshin për të ndezur atmosferën në rrugët e Tiranës dhe se nuk do të përdoreshin në stadium.

Njoftim

Sqarim për opinionin e gjerë.

Sot gjatë kalimit të kufirit, në doganë jemi ndaluar plot 4 orë nga Policia Shqiptare, nën pretekstin se posedojmë gjëra jo të lejueshme për ndeshjen Shqipëri-Francë.
Argumentet tona ishin të qarta:

-E posedonim kuponin fiskal të piroteknikës
-Nuk e kemi fshehur bagazhin me piroteknikë, por e kemi kaluar në procedura të rregullta.
-Qëllimi i piroteknikave ishte ndezja e tyre në qytet, e asesi brenda stadiumit.

Por, prap se prap gjithë këto për Policinë e Shtetit nuk ishin të mjaftueshme që ta vazhdonim rrugën tonë drejt Tiranës, dhe si rrjedhojë na janë konfiskuar 200 tymuese.

Një gjë është e qartë.
Dikujt i konvenon kjo – ju pengon prezenca jonë në përkrahje të kombëtares. Mendojnë se me intrigat e tyre mund të e ndalojnë kauzën tonë shumëvjeçare si PLISA.

Andaj, ju bëjmë me dije se.
Gjithë këto nuk do të na ndalin.
“SHQIPËRIA SHQIPTARËVE, JO E TRADHËTARVE”./ Opinion.al

Pas