Policia e Gjirokastrës ka njoftuar arrestimin e një 43-vjeçareje, pronare e një hoteli.
Ndalimi i saj është bërë pasi në ambjentet e lokalit e saj në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër u gjet i pajetë një 72 vjeçar, banues në Dropull.
Sipas policisë, ambientet e lokalit përdoreshin për ushtrimin e prostitucionit.
Ndaj 43-vjeçares rëndojnë akuzat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Ushtrim prostitucioni”. /Opinion.al