Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në plazhin e Tales në Lezhë. Mësohet se një i moshuar është mbytur teksa ishte futur në det mesditën e sotme.
Viktima është identifikuar me inicialet Z.Z.,rreth 77 vjeç, banues në Kosovë.
Ndërkohë, grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.