Një i moshuar i ve nga një fshat i Patosit është konfliktuar ashpër me kunatën e tij, po ashtu të ve.
Sipas gazetarit të “Aldo Morning Shoë”, gruaja shkonte herë pas here për ta ndihmuar kunatin dhe për t’i gatuar, por i moshuari i ka kërkuar që të flejë me të. Kërkesa e tij ka nxehur gruan e cila ka debatuar ashpër me kunatin duke u dëgjuar në të gjithë fshatin.
“Një i moshuar i ve nga një fshat i qytetit të Patosit është konfliktuar me kunatën e tij e cila është po ashtu e ve. Kunata e kishte shtëpinë pranë të moshuarit dhe shkonte herë pas here për ta ndihmuar, për t’i gatuar dhe për të bërë punët e shtëpisë, por i moshuari i ka thënë: Meqë vjen këtu dhe gatuan pse mos të flemë edhe bashkë. Gruaja është nxehur duke i thënë se ka qenë gruaja e vëllait të tij. Debati mes tyre është dëgjuar në të gjithë fshatin”, tha gazetari. /tvklan.al