Një i moshuar është vetëhedhur nga ura e Bahçallëkut në lumin Drin, duke tentuar vetëmbytjen. Ka qenë reagimi dhe ndërhyrja në kohë e policisë që bëri të mundur nxjerrjen me shenja jete të 83-vjeçarit nga ujërat e lumit Drin.
“Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, kur ka parë se një shtetas është hedhur nga ura e Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin, menjëherë kanë marrë një varkë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e 83-vjeçarit me shenja jetë nga ujërat e lumit Drin”,-njofton policia.
Policia bën me dije se i moshuari është transportuar me autoambulancë në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.