Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I moshuari grek i dhuroi shtëpi dhe 25 dynymë tokë, burri lë gruan jashtë pasurisë

2024/04/07 at 6:58 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
I moshuari grek i dhuroi shtëpi dhe 25 dynymë tokë, burri lë gruan jashtë pasurisë

Selimja thotë se bashkëshorti i saj, me të cilin është ndarë prej 10 vitesh por jo ligjërisht, i ka bërë shumë padrejtësi. Si fillim, ai i ka dhënë një prokurë vëllait të Selimes, Tomorrit që ajo e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” për të kaluar pasuritë e tij në Shqipëri nën emrin e vet dhe të të birit duke mos përfshirë Selimen.

Jo vetëm kaq, por edhe me pasuritë e tyre në Greqi ka ndodhur e njëjta gjë. Bëhet fjalë për një pasuri të konsiderueshme që i habit të gjithë të pranishmit në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan pasi çifti e ka përfituar përmes dhurimit.

Eni Çobani: Si e fitove shtëpinë në Greqi?

Selimja: Ma dhuroi greku sepse e mbajta, i shërbeva. Shtëpinë dhe 25 dynymë tokë.

Eni Çobani: Bravo! Greku?

Selimja: Po, ma dha me letra, bëra dhe gjyq atje…

Tomorr: Mirëpo kjo s’ka emër fare atje, s’figuron emri fare!

Selimja: Mbaja pleqtë, bëja punën…

Ardit Gjebrea: Po mendoja, ata kishin fëmijë apo jo?

Selimja: Jo, s’kishin as fëmijë, asgjë.

Eni Çobani: Prandaj ta lanë ty.

Selimja: Po. Edhe unë e mbajta shumë mirë, edhe kur vdiq u bë varrimi nga ne, shpenzimet të gjitha nga ne.

Eni Çobani: Shumë mirë, t’i gëzosh!

Ardit Gjebrea: 25 mijë metra katrorë në Greqi, ku?

Selimja: 25 mijë metra katrorë në Volos dhe si përfundim, unë besova burrin, e doja shumë dhe ky i bën letrat në emrin e vet, në emër të djalit, mua më nxjerr.

Duke qenë se personi për të cilin kujdesej Selimja kishte probleme të shëndetit mendor, kontratat e dhurimit i bëri motra e tij. Sipas kërkesës së bashkëshortit të Selimes, Yzeirit, ajo regjistroi gjithçka nën emrin e tij.

Ardit Gjebrea: Pse motra e zotërisë nga Greqia ia dha Yzeirit?  E njihte mirë?

Selimja: Po. Kishte 30 vjet atje. Jo se e njihte për ndonjë gjë, por i bëri letrat se tha ky i rregullojmë vetë ne. Unë t’i bëj në emrin tim dhe në emër të çunit dhe i bëri në emër të vet dhe të çunit. Po pse s’më shkruajti mua ai po shkroi vetëm veten?

Ardit Gjebrea: Pyeta se 25 mijë metra katrorë kështu kot…

Selimja: 25 mijë metra katrorë!

Ardit Gjebrea: Në momentin që ata ishin me të meta mendore, motra mund…

Selimja: Motra ishte shumë në rregull.

Eni Çobani: Jo, jo ata personat.

Ardit Gjebrea: Po them, në momentin që ata zotërinjtë…

Selimja: Motra tha do t’i bëj unë letrat se jam shumë e kënaqur që e mbajtët mirë dhe do ia dhuroj unë Anxhelës se Anxhela e kisha emrin atje unë.

Ardit Gjebrea: Në fakt motra mundet që edhe t’i kishte mbajtur për vete sepse në fund të ditës, ishte vëllai.

Selimja: Edhe motra e pamartuar ishte, kishte shumë pasuri dhe këtë të Nikos do ia dhurojmë Anxhelës tha, për mua.

Ardit Gjebrea: Motra ishte e pamartuar?

Selimja: E pamartuar.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë Yzeiri ishte i martuar.

Selimja: Ishte me mua pra. Zoti Ardit, ajo jo ishte… e madhe, por nëse…

Ardit Gjebrea: Ishte e madhe.

Selimja: Ju qeshni, po mua më ka rënë halli./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College
Aktualitet

Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College

16 Tetor, 2025 6:53 pm
Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin
Kronikë

Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin

16 Tetor, 2025 6:50 pm
Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak
Aktualitet

Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak

16 Tetor, 2025 6:47 pm
Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes
Aktualitet

Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes

16 Tetor, 2025 6:38 pm
FOTO/ “Ngatërroi grup në WhatsApp”, Bardhi nxjerr mesazhin e Ballës: Ishte skenar…
Kryesore

FOTO/ “Ngatërroi grup në WhatsApp”, Bardhi nxjerr mesazhin e Ballës: Ishte skenar…

16 Tetor, 2025 5:54 pm
Çekia shkarkon trajnerin Ivan Hasek pas humbjes kundër Ishujve Faroe
Sport

Çekia shkarkon trajnerin Ivan Hasek pas humbjes kundër Ishujve Faroe

16 Tetor, 2025 5:17 pm
Infantino: Kosova kundërshtar që askush nuk dëshiron ta ketë përballë
Sport

Infantino: Kosova kundërshtar që askush nuk dëshiron ta ketë përballë

16 Tetor, 2025 5:16 pm
Tabaku në Dhomën e Lordëve: Shqipëria ka ekonomi të deformuar nga paratë e pista
Politikë

Tabaku në Dhomën e Lordëve: Shqipëria ka ekonomi të deformuar nga paratë e pista

16 Tetor, 2025 4:56 pm
Ndikimi i madh i kufizimeve kineze ndaj mineraleve të rralla
Bota

Ndikimi i madh i kufizimeve kineze ndaj mineraleve të rralla

16 Tetor, 2025 4:14 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Politikë

PD dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale

16 Tetor, 2025 3:41 pm
Para
“Muzikën e kam pasion”, Basha rrëfen për jetën e natës në vitet studentore: Si u bëra DJ në Holandë

"Muzikën e kam pasion", Basha rrëfen për jetën e natës në vitet studentore: Si u bëra DJ në Holandë

“E kam shoqe prej kohësh”, Selimja rrëfen tradhtinë e bashkëshortit: I kapa videot në telefon

“E kam shoqe prej kohësh”, Selimja rrëfen tradhtinë e bashkëshortit: I kapa videot në telefon

A ishte Argita Malltezi ajo që e futi në politikë? Basha: Nuk është e vërtetë, Sali Berishën e njihja vetë

A ishte Argita Malltezi ajo që e futi në politikë? Basha: Nuk është e vërtetë, Sali Berishën e njihja vetë

TE FUNDIT

Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College

Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College
16 Tetor, 2025

Një arritje historike dhe një nder i jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës dhe gjithë kombin shqiptar. Ministri i Mbrojtjes së...

Lexo më shumë

Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin

Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin
16 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Shëngjinit. Një punëtor ndërtimi dyshohet se ka rënë nga lartësia...

Lexo më shumë

Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak

Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak
16 Tetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka dërguar në Kushtetuese dokumentacionin për shkarkimin e Erion Veliaj. Në dokumentet që Këshillimi i Ministrave ka...

Lexo më shumë

Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes

Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes
16 Tetor, 2025

Kërkesa e Presidentit Bajram Begaj për t’i ndërprerë mandatin gjyqtares Sonila Bejtja është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata vendosi: Njëzëri,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com