Një 55-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për mashtrim.
Për të arrestuarin Shpëtim Hyseni, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar dënimin me 1 vit burg.
55-vjeçari, në vitin 2016, kur ka qenë trajner i një skuadre futbolli në Lezhë, i ka marrë një shtetasi, një shumë parash, me premtimin se do ta bënte pjesë të skuadrës së futbollit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.