Aktualitet

I mori 270 mijë euro një gruaje,gjykata merr vendimin për Andi Alimehmetin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:44 - 16/01/21 |
Semiljana Azizi

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 51-vjeçarin Andi Alimehmeti, i cili u arrestua dy ditë më parë për mashtrimin me 270 mijë euro një zonje.

Alimehmeti ka në pronësi të tij një agjenci udhëtimesh. Sipas burimeve, Alimehmeti e ka mashtruar zonjën në fjalë duke premtuar se do të bëhej ortak me të.

Bëhet me dije se i akuzuari ka mashtruar edhe persona të tjerë, ndërsa më herët ka qenë i proceduar po për mashtrim. Kallëzuesja pretendon se i ka marrë shumën prej 270 mijë eurove, por ajo ka mundur që të vërtetoj përmes dokumentacioneve vetëm shumën prej 91 mijë eurosh./Opinion.al

Pas