Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I mori 1 milionë lekë për akt-ekspertizën e pronës, qytetarja denoncon eksperten

2022/02/09 at 9:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
I mori 1 milionë lekë për akt-ekspertizën e pronës, qytetarja denoncon eksperten

Qytetarja Majlinda Gjeta ka kontaktuar eksperten Manjola Bello për të hartuar një akt-ekspertizë, për pjesët takuese në një pronë në Librazhd që në vitin 2020. Majlinda ka bërë pagesën me 2 këste një herë 500 euro dhe më pas 400 mijë lekë, por aktin nuk e mori kurrë.


Gazetarja: Si u vutë në kontakt me këtë eksperte dhe çfarë po ndodh?

Majlinda Gjeta: Problemet e një prone që kam me një firmë ndërtimi në Librazhd, për arsye të mospërmbushjes së detyrimit kontraktor që kam me firmën, për mosdhënie të detyrimit që firma më drejtohet, jam e detyruar që t’i drejtohem gjykatës dhe për këtë arsye më duhej një akt-ekspertize të të gjithë objektit dhe pronës që kam. Me rekomandimet që pata, iu drejtova një eksperteje me emrin Manjola Bello. Nga marrëdhënia që kam me të, më kërkoi që të pagoja gjysmën e pagesës që jepej në dorë dhe pjesën tjetër kur unë të merrja aktin. Në momentin e parë që ka ardhur, ka bërë matjet në vend dhe unë i kam bërë pagesën prej 500 eurosh. Nga Nëntori 2020 dhe deri në Korrik 2021, ishim në kontakte të vazhdueshme për të përfunduar aktin, por me pretendimet që është Covid-i, kam probleme familjare, kam probleme shëndetësore dhe problemet e gjykatës, zgjateshin seancat dhe unë nuk e kam vënë në një presion shumë të madh. Në muajin Korrik, i them e keni gati aktin. Më thotë ‘e keni gati, silleni pagesën tjetër që të merrni aktin’. Kam ardhur në Tiranë, ku këto dy-tre ditë kam marrë kontakte dhe herë me del dhe herë nuk më del. Atë ditë kam sjellë pagesën dhe i them që ta shikoj aktin që të di se çfarë pune është kryer që unë të bëj këtë pagesë. Më thotë që  ‘nuk e kam aktin me vete sepse aktin do ta punonte dikush tjetër, do të firmoste ajo dhe unë dua të ia marr, por nuk e ka kryer punën akoma’. Bëra pagesën 400 mijë lekë dhe më thotë që do të shkoj të marr aktin dhe do të ta sjell. E prita dhe nga ajo ditë, në datën 6 Tetor 2021 dhe sot nuk kam asnjë kontakt fizik me të.

Ekspertja Manjola Bello nuk gjendet në zyrë dhe nuk i përgjigjet në telefon Majlindës.

Gazetarja: Prej sa kohësh nuk e gjeni në zyrë?

Majlina Gjeta: Prej 10 ditësh ndodhem në Tiranë vetëm për këtë problem. Vij këtu dhe nuk e gjej. I bëj telefonata dhe i dërgon mesazhe dhe më thotë ‘prit se do të vij’. Më thotë që paradite është e zënë sepse ka gjyqe, por që do të takohet pasdite. E marr pasdite, por nuk më përgjigjet. Unë në dyshimet e mija jam e mendimet se ajo më pengon me qëllim dhe ka krijuar marrëdhënie me palën kundërshtare.

Manjola Bello nuk është për herë të parë ‘e ftuar’ në emisionin “Stop”. Dikur me gazetaren Gena Haxhiu, e cila sot jeton në Londër ka bërë një emision pikërisht për këto aktet e ekspertimit të saj të vonuara, të pabëra. Në 21 shkurt 2018 kemi transmetuar, sesi kjo eksperte ka bërë të njëjtën gjë me disa qytetarë në Mamurras.

Në pamundësi për ta takuar fizikisht eksperten Manjolla Bello, emisioni “Stop” ka provuar që ta kontaktojë me telefon, e cila nuk është përgjigjur. Duke bërë disa hulumtime për Manjola Bellon, vihet re që zonja është e pajisur me licensë në fushën e pasurive të paluajtshme dhe në fakt kërkesa e zonjës Gjeta është për një akt-eksperize për pjesët takuese të pasurisë, një gjë kjo që nuk mund të bëhet nga zonja Manjola Bello.

Në dy pika bazohet puna e një eksperti: E para është njohuri teknike dhe zbatimi i drejtë i tyre që nuk është bërë nga ana e ekspertes Manjola Bello, pasi si fillim nuk i lejohet që të bëjë një lloj ekspertize të tillë dhe e dyta është zbatimi i etikës profesionale, ku kemi të bëjmë me shkelje të rënda të etikës profesionale, pasi jemi në kushtet kur zonja Bello ka kryer një vepër penale për mashtrim.

Megjithatë, pas interesimit të emisionit “Stop”, Manjola Bello vihet në lëvizje dhe i çon zonjës një dokument, i cili nuk është fare ai i kërkuari. “Stop” vuri në dijeni Ministrinë e Infrastrukturës dhe Drejtësisë si dhe institucionet, që licensojnë këta ekspertë.

Denoncuesja: Akt-ekpertiza nuk është ajo që mua më duhet për të vërtetuar vlerën që unë do të përfitoj nga firma ndërtuese. Kërkesa ime është që ajo të më kthejë paratë e marra sepse ka një vit e gjysmë që i ka marrë dhe puna që ajo ka kryer, mua nuk më hyn në punë për të hapur proces gjyqësor. E gjithë procedura filloi pasi mori kontakt nga ju. Unë ndejta 10 ditë në Tiranë dhe më thoshte çdo moment hajde këtu, hajde atje, jam këtu, jam aty. Nga kontakti juaj u vu në veprim, për të mos kthyer lekët, sepse i dhimbsen edhe ka sjellë një akt. Më çudit fakti sepse nuk ka ardhur të më sjellë vetë aktin, por e ka dërguar me një njeri të panjohur, ma ka lënë në dorë dhe ka ikur. Nuk kuptoj, pse zonja nuk përballet me mua. Ajo është e liçensuar ligjërisht dhe duhet të firmosnim dicka, unë për pagesën dhe ajo për punën e kryer! Unë do të bëj kallëzim për eksperten dhe kam dhe një kërkesë: Do t’i drejtohem Ministrisë së Drejtësisë, për të qenë më të vëmendshëm dhe më korrekt në përzgjedhjen e këtyre ekpertëve, që kanë në dorë fatin e të gjithë popullit, kanë në dorë të ardhurat tona me përshkrimet që bëjnë dhe ne populli nëpër Gjykata, sepse këto lidhen me të dy palët./Tv Klan



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Para
Protestuesit në Mal të Zi kërkojnë zgjedhje të reja

Protestuesit në Mal të Zi kërkojnë zgjedhje të reja

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Sa kushton të udhëtosh nga Kukësi në Londër? Flet CEO i Wizz Air

Sa kushton të udhëtosh nga Kukësi në Londër? Flet CEO i Wizz Air
















TE FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
1 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë në Lezhë, ku si pasojë...

Lexo më shumë

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
1 Shkurt, 2026

Princesha e kurorës së Norvegjisë është përfshirë në një tjetër skandal faqet e reja të dosjes Epstein duket se tregojnë...

Lexo më shumë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
1 Shkurt, 2026

Aksi Elbasan-Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas disa orësh bllokim të shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave dhe...

Lexo më shumë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com