Edhe këtë të enjte duket se është në një kaos Kuvendi i Shqipërisë. Deputetët demokratë po bllokojnë seancën duke marrë karriget e deputetëve të PS.
Kjo ka revoltuar deputetin e PS Xhemal Qefalia, i cili është përplasur fizikisht me deputetin demokrat Edmond Sapho.
Qefalia ka shtyrë Spahon, ndërsa më pas është ulur dhe ka marrë karrigen.
Ndërkaq, vijojnë debatet mes deputetëve të PD dhe mazhorancës.