Një fëmijë 2-vjeçar humbi jetën ditën e sotme pasi u dogj brenda në shtëpinë e tij në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Mësohet se zjarri që ka rënë në këtë banesë ka shkrumbuar pjesën më të madhe të saj.
Është bërë e ditur se zjarri kë rënë në një magazinë, e cila është djegur e gjitha. Më pas flakët kanë përfshirë edhe shtëpinë, e cila pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, nuk është djegur plotësisht.
Nga dyshimet e para rezulton se i mituri ka qenë duke luajtur me një shkrepëse. Mësohet se familja e të miturit kishte shtatë fëmijë si dhe kishte probleme ekonomike./Opinion.al/