Gareth Bale ka lënë përshtypje shumë të mira në debutimin e tij si golfist.
Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili u tërhoq nga futbolli disa ditë pas përfundimit të Botërorit, ku udhëhoqi Uellsin për herë të parë në një Kupë Bote që nga viti 1958, u vlerësua edhe nga kampioni i golfit, Jon Rahm.
“Nuk është e drejtë që Bale është i mirë edhe në futboll, edhe në golf”, tha Rahm.
Dashuria e Gareth Bale për golfin është e njohur prej vitesh, madje e futi edhe në telashe me tifozët madrilenë, pasi në një ndeshje të Uellsit, ai pozoi me një banderolë ku lexohej: “Uellsi. Golfi. Madridi. Kjo është radha”.