Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I mirë apo i keq,ç’duhet të dini për shefin bazuar në shenjën e horoskopit

2019/09/16 at 3:19 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
I mirë apo i keq,ç’duhet të dini për shefin bazuar në shenjën e horoskopit

Dashi

Kur jeni nën drejtimin e një Dashi, nuk quhet punë. Quhet luftë! Njerëzit e shenjës së Dashit nuk e fitojnë ngritjen në detyrë në sajë të servilizmit, ata e zënë vendin e tyre me imponim dhe forcë. Ndaj nuk duhet të tregoheni servilë ndaj tyre. Nuk ka rëndësi nëse kanë kapur majën, një Dash ka gjithmonë një tjetër majë për të kapur. Do t’ju fusin edhe ju në garë me konkurrentët e tyre, duke ju bërë aleatë më shumë sesa punonjës.


Demi

Çdo shefi Dem, i është ndezur dikur llampa nga një ‘ide gjeniale’. Dhe për këtë ide, ky shef i shenjës së Demit është shumë i bindur. Të thuash që një Dem është kokëfortë, do të ishte një nënvlerësim. Paraqitini shefit tuaj të shenjës së Demit një “plan të mirëpërpiluar për rritjen e të ardhurave me 20% duke shitur atë që duan njerëzit të blejnë”, dhe do t’ju përgjigjet me vendosmëri: “Nuk kam arritur deri këtu me mashtrime!”. Shefat Dem janë shumë të zotë për të thënë “Jo”, ndërsa “Po-ja” mezi u del nga buzët.

Binjakët

Pjesa që u intereson më së shumti tek puna njerëzve të shenjës së Binjakëve, janë skandalet në vendin e punës. Ata kërkojnë më shumë argëtimin sesa gjithçka tjetër në punën që bëjnë. Që t’u tërhiqni vëmendje, duhet praktikisht të silleni si një 5-vjeçar hiperaktiv. Ndonjëherë u pëlqen edhe të zhduken në drejtim të paditur. Por edhe kur nuk janë aty, bëjnë që mungesa e tyre të ndihet. Përpara se të mbyllë derën dhe të ikë, do t’ju lërë nja “2 porosi” për mugesën e fondeve për punonjësit. Edhe kur në të rrallë ndodhet në zyrë mes punonjësve, është e vështirë ta bëni t’ju dëgjojë. Ndaj, nëse keni nevojë t’i flisni, bëjeni shpejt. Dhe diçka: ruajini të regjistruara bisedat me të!

Gaforrja

Shefat Gaforre janë enciklopedikisht të paaftë për të thënë atë që nënkuptojnë. Të flasësh me një shef Gaforre është si të flasësh me një orakull: Interpretoni dhe shpresoni për më të mirën! Ai kurrë nuk do t’jua thotë hapur se nuk i duket aspak simpatike prerja juaj e flokëve apo pirsing në hundë. Por do t’ju pyesë: A s’të bezdis ajo hekurishte? Jul Çezari, ky komandant i famshëm Gaforre nuk hoqi asnjëherë askënd nga ushtria; Gaforret nuk i largojnë asnjëherë nga puna punonjësit e tyre, thjesht, i bëjnë ata të ndihen të vegjël, të padobishëm e të parëndësishëm.

Luani

Ndryshe nga të gjithë shefat e tjerë të horoskopit, Luanët janë të drejtë, bujarë përpara gabimeve dhe ndihmues; mirësia vetë! Por ka një urdhëresë të pashkruar në kompaninë e drejtuar nga një Luan; një marrëveshje e përbashkët për ta admiruar të gjithë sa jeni shefin tuaj Luan. Thojani gjërat që ai do të dëgjojë dhe nuk ka rëndësi në jeni apo jo të sinqertë, ai ka për ta besuar!

Si të gjithë njerëzit e lindur për të qenë legjendë, Luanët nuk e nxjerrin gjoksin përpara apo të ecin me kokën lart; ata ju dëgjojnë dhe ju japin edhe këshillat e tyre, që duhet t’ua vini veshin! Nëse vrisni mendjen si gjithë këto lavdërime mund t’i hyjnë në punë për biznese, duhet të dini se ata për këtë arsye ju punësojnë ju! Dhe madje, marrin edhe meritat për idetë tuaja brilante!

Virgjëresha

Shefat e Virgjëreshës nuk bëjnë asnjë veprim pa i ditur mirë të gjitha. Ai nuk ka përse t’jua dijë emrin; kjo është detyra juaj. Ata nuk kanë të ngopur me rishikimin e listave dhe inventarëve; jeta e tyre është e përndjekur nga paranoja dhe nevoja për të regjistruar çdo të dhënë. Frikërat duhet thënë se mbizotërojnë; ata jetojnë nën tmerrin se një konkurrent mund t’u fusë duart në biznesin e tyre.

Peshorja

Ka vetëm 2 mënyra në të cilat një Peshore mund të kapë një post drejtues në botën e egër të biznesit: rastësisht, ose si trashëgimtar. Ose që të 2-ja. Kështu që u qëllon ta gjejnë veten krejt papritur në krye të detyrave shumë të ngarkuara dhe të vështira, që kërkojnë shefa autoritarë dhe me dorë të egër.

Akrepi

Nuk është aspak e ekzagjeruar të thuash se shumica e punonjësve që punojnë për një Akrep, e kalojnë kohën duke ngrënë shuplakat që janë paramenduar për shefin e tyre. Akrepët janë dinakë, të fshehtë dhe dredharakë. Në momentin e parë që do të mendoni të pini një kafe 5-minutëshe përpara se të filloni ditën e punës. Nëse mendoni të largoheni pak më herët nga zyra, do të ndjeni hapa që shpejtojnë pas jush, pastaj ndalojnë në vend. Sepse Akrepët i bëjnë gjërat me të buzëqeshur; dhe nuk ka për ta gjë më të adhurueshme sesa t’ju kapin me “presh në duar”.

Shigjetari

Gjëja më e keqe e shefave Shigjetarë është se ju detyrojnë të bëni gjëra që nuk doni, për të vënë në provë karakterin tuaj. Për ta, nuk ka asgjë më të rëndësishme se karakteri; aftësia për të përballuar edhe gjërat më të vështira, si për shembull, mund të përfundoni në rrëzë të malit duke u kacavjerrë për atë që ai e quan “alpinizëm”. Një Shigjetar mendon gjithmonë, “Ku do të isha unë sot sikur të mos kisha ndërmarrë rreziqe?”. Nëse jua sjellin shpirtin në majë të hunës, më mirë qepeni gojën. Ata nuk janë aspak diplomatë; Shigjetarët ndërthurin humorin e tyre të mirë me të vërtetën e hidhur.

Bricjapi

Shefat Bricjapë dinë gjithçka. Gjithmonë! Ata i shohin të gjitha, por nuk flasin kurrë, të paktën jo me ju. Por mbi të gjitha, ata dinë një gjë: Se në këtë botë duhet të bësh përpara. Asgjë tjetër nuk ka më shumë rëndësi.

Ujori

Para të gjithash, Ujorët e urrejnë idenë e biznesit, shpërfillin kërkesat që ka konkurrenca dhe kanë një problem në konceptimin e të punuarit për para. Skemat e tyre janë më tepër shoqërore; ata vijnë tek ju aq butësisht, saqë ju nuk dini si t’u përgjigjeni, çfarëdo argumenti të keni nisur. Ata e mohojnë nocionin e “shefit” dhe e prezantojnë veten më shumë si motivues, ndërmjetës, thjeshtëzues. Mënyra që ata zgjedhin për të drejtuar, është duke ju njohur ju si punonjës, dhe duke kërkuar si t’ju bëjnë të ndiheni mirë në botën pa ndjenja të karrierës dhe biznesit. Janë të ndershëm deri në skrupulozitet. Janë mbrojtës të barazisë mes punonjësve.

Peshqit

Në një botë të egër, të pafalshme të biznesit, Peshqit janë me punonjësit e tyre po aq të butë sa ç’do të donin që të ishin të tjerët me ta. Për shembull, nëse në kompani ndodh diçka dhe është faji i tyre, nuk do t’jua ngjisin fajin ju. Megjithatë, nuk u pëlqen që njerëzit t’i kritikojnë, kështu që do të gjejnë dikë tjetër për të fajësuar. Dhe do ta bëjnë në një mënyrë të atillë, që të gjithë do e besojnë. Por “simpatia” që krijojnë tek të gjithë, herët apo vonë do t’i vijë koha të zhbëhet, pasi fajtori del gjithmonë!/Opinion.al

Etiketa: Horoskopshefshenje


Ju sugjerojmë

Dita Botërore e Rojeve Mjedisore, Rama publikon mesazhin e veçantë
Aktualitet

Dita Botërore e Rojeve Mjedisore, Rama publikon mesazhin e veçantë

31 Korrik, 2025 10:27 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Vodhi para dhe karta bankare në Ksamil, arrestohet 36-vjeçari hungarez

31 Korrik, 2025 10:14 am
Përmirësimi i…Bashkia e Tiranës hap aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike
Aktualitet

Përmirësimi i…Bashkia e Tiranës hap aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike

31 Korrik, 2025 9:57 am
Delta/Rriten ndjeshëm infektimet tek fëmijët në SHBA
Aktualitet

Fëmija 2 vjeç rrëzohet nga këndi i lojërave në Shëngjin, niset me urgjencë në Tiranë

31 Korrik, 2025 9:51 am
Ndezi zjarr për të hapur kullotat, arrestohet 26-vjeçari në Maliq
Aktualitet

Ndezi zjarr për të hapur kullotat, arrestohet 26-vjeçari në Maliq

31 Korrik, 2025 9:42 am
Gjashtë të vdekur dhe mbi 50 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev
Bota

Gjashtë të vdekur dhe mbi 50 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev

31 Korrik, 2025 9:34 am
Plagoset me armë zjarri 33-vjeçari në Borsh, arrestohet autori
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri 33-vjeçari në Borsh, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 9:17 am
Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin pas ofensivës së re në Gazë
Bota

Britania e Madhe do të njohë shtetin palestinez me kusht

31 Korrik, 2025 9:09 am
Sot afati i fundit për bizneset për të liruar akset rrugore
Aktualitet

Sot afati i fundit për bizneset për të liruar akset rrugore

31 Korrik, 2025 8:58 am
Venecia: Tarifa për turistët i sjell qytetit 5,4 milion euro
Rajoni

Venecia: Tarifa për turistët i sjell qytetit 5,4 milion euro

31 Korrik, 2025 8:48 am
Para
Këto çifte të Hollywood-it u dashuruan gjatë xhirimit të filmave

Liam e ka mësuar ndarjen me Mileyn nga mediat?

Rama: Jo zgjedhje të parakohshme, Pjetri gënjeshtar

Rama: Jo zgjedhje të parakohshme, Pjetri gënjeshtar

Çfarë lanë pas përmbytjet në Spanjë, viktima dhe shkatërrime kolosale

Çfarë lanë pas përmbytjet në Spanjë, viktima dhe shkatërrime kolosale
















TE FUNDIT

Dita Botërore e Rojeve Mjedisore, Rama publikon mesazhin e veçantë

Dita Botërore e Rojeve Mjedisore, Rama publikon mesazhin e veçantë
31 Korrik, 2025

Sot është Dita Botërore e Rojeve Mjedisore, ndaj kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar një videomesazh në rrjetet sociale....

Lexo më shumë

Vodhi para dhe karta bankare në Ksamil, arrestohet 36-vjeçari hungarez

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
31 Korrik, 2025

Një shtetas hungarez, i shpallur në kërkim për një rast vjedhjeje të ndodhur më 28 korrik në Ksamil, është ndaluar...

Lexo më shumë

Përmirësimi i…Bashkia e Tiranës hap aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike

Përmirësimi i…Bashkia e Tiranës hap aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike
31 Korrik, 2025

Bashkia Tiranë ka hapur aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike për përmirësimin e kushteve të banesave. Ky program, i cili...

Lexo më shumë

Fëmija 2 vjeç rrëzohet nga këndi i lojërave në Shëngjin, niset me urgjencë në Tiranë

Delta/Rriten ndjeshëm infektimet tek fëmijët në SHBA
31 Korrik, 2025

Një fëmijë 2 vjeç është rrëzuar nga një kënd lojërash, në një kompleks pushimi në Shëngjin mbrëmjen e djeshme. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com