Një 36-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është masakruar me thikë dhe sende të forta nga një bashkëkombas. Ngjarja ka ndodhur në Londër, ndërsa bëhet me dije se trupi i pajetë i shqiptarit Ergys Koçi, është gjetur brenda banesës së tij më 21 shtator. Policia vërejti se viktima ishte goditur në kokë, ku ka patur edhe thyerje në pjesën e kafkës.
Policia arrestoi autorin, që është 42-vjeçari Briken Quni, ndërsa ende janë të paqarta shkaqet e vrasjes./Opinion.al