InstaBIZ

I marrosur nga dashuria, pensionisti vjedh në shtëpi 160 mijë sterlina për këtë vajzë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:53 - 01/12/15 |
b.f

LONDER- Një burrë në moshë ka vjedhur në mënyrë sistematike kursimet familjare dhe paratë i ka “financuar” për karrierën muzikore të të dashurës së tij vetëm 27 vjeç (vajza në foto). Ai u përzu nga shtëpia nga bashkëshortja për shkak të tradhtisë dhe vjedhjes.

Ish-presidenti i “Rotary Club”, Peter Lawrence, 78 vjeç, u padit në gjykatë nga bashkëshortja nën akuzë për vjedhje dhe tradhti bashkëshortore.

Në mes të vitit 2009, kur kishte takuar për herë të parë vajzën e re e deri në 2013 ai kishte vjedhur në mënyrë sistematike kursimet e familjes në mijëra paud. “Bëhet fjalë për rreth 160 mijë paund”, shkruan “The Sun”. Ai është dënuar me 5 vite burg pasi pranoi fajësinë.

Avokati i tij Fiona Dunkley tha se se Lawrence vazhdon të jetë i dashuar me vajzën e re sot e kësaj dite, edhe pse ndjehet në faj për atë që ka bërë”. Vajza me të cilën u dashurua i moshuari dhe pati një lidhje 4 vjeçare quhet Tia Mihari dhe aspiron të bëhet një këngëtare e muzikës Pop.

Tia_Mehari_3513824c

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas