Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

2025/05/28 at 9:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

Më 12 maj 2023 emisioni “Stop” transmetoi problemin e një pensionisti. Kolë Shkëmbi në mars të vitit 2020 doli në pension, por pensionin mujor nuk e tërhoqi për 33 muaj në degën e Postës Shqiptare nr. 30.

Kur u interesua zbuloi, se pensionin ia kishin tërhequr. Bëhej fjalë për një person me të dhëna të njëjta ID-je, por ndryshonte vetëm afati i skadencës së kartës. Shuma e munguar ishte 2 milionë e 126 mijë lekë. Pas kësaj, Kola tha së çështja vajti te krimi ekonomik dhe në Prokurori.

Specialisti i ISSH-së sqaroi se gabimi ishte bërë nga posta, pasi duhet të ishte verifikuar karta e personit, që ka tërhequr paratë. Ne komunikuam në atë kohë me drejtorin e ISSH-së dhe atë të Postës, që thanë, se këtë ngërç do ta zgjidhnin mes dy institucioneve.

Dy vjet pas këtij transmetimi, Kolë Shkëmbi tregon se pati një kallëzim nga ana e Postës në Prokurori, por Prokuroria ka pezulluar hetimet, sepse nuk gjeti autorin e këtij falsifikimi.

“Kam dy vjet që vij vërdallë pas prokurorisë dhe pas postës dhe nuk e kanë vënë ujin në zjarr fare. Posta e ka çuar çështjen tek prokuroria, kurse prokuroria e ka mbyllur çështjen. Nuk e ka gjetur autorin fare. Unë kërkoj paratë nga posta, sepse posta e ka fajin nuk duhet që paratë e njërit t’i japë tjetrit. Nuk duhet që t’i japë pensionin tim për 33 muaj tjetrit”, tha deponuesi.

Vetë Kola kërkon paratë që i takojnë, pavarësisht, se cili nga institucionet e ka fajin. Enkeleda Preçi, Përgjegjëse e Sektorit të Shërbimeve Financiare pranë Postës Shqiptare thotë se në këto kushte, posta ka marrë vendim, për t’ia kthyer pensionistit shumën e munguar, plot 2 milionë e 126 mijë lekë.

“Në këto kushte për t’i kthyer pensionin pensionistit dhe për të gjetur një zgjidhje për situatën, për ngërçin e krijuar, ne kemin kërkuar informacion zyrtar në datën 25.03.2025 pranë institucionit të prokurorisë lidhur me fazën në të cilën gjenden hetimet për rastin e Kolë Shkëmbit. Përgjigja e kthyer në prill të vitit 2025 nga prokuroria na bën me dije vendimin e janarit të këtij viti, ku është vendosur pezullimi i hetimeve për shkak të mos zbulimit të autorit. Për pos anës ligjore që ne si institucion do e ndjekim deri në fund, për shkak se përbën precedent për këtë ka  ndodhur në institucionin tonë, në pjesën humane për pensionistin, Kolë Shkëmbi, Posta Shqiptare do të marrë një vendim përfundimtar. Patjetër për kthimin e shumës së munguar të pensionit”, tha Enkeleda Preçi.

Ju sugjerojmë

Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë
Rajoni

Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë

5 Nëntor, 2025 2:46 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Emrat e anëtarëve të PD për Komisionet e Zgjedhores dhe Territoriales

5 Nëntor, 2025 1:57 pm
Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër
Politikë

Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër

5 Nëntor, 2025 1:42 pm
I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump
Bota

I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump

5 Nëntor, 2025 1:16 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit

5 Nëntor, 2025 1:08 pm
“Do e kapim djallin nga brirët”,” Berisha: Protesta deri në largimin e Ramës
Kryesore

“Do e kapim djallin nga brirët”,” Berisha: Protesta deri në largimin e Ramës

5 Nëntor, 2025 1:05 pm
Tenderi i Llogarasë/ Bardhi: Kompania turke u paracaktua fituese nga Balluku
Politikë

Tenderi i Llogarasë/ Bardhi: Kompania turke u paracaktua fituese nga Balluku

5 Nëntor, 2025 12:37 pm
Rama mbledh në kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare
Aktualitet

Rama mbledh në kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare

5 Nëntor, 2025 12:12 pm
Kina krijon “Zonën 51” të saj,sateliti kap 2 avionë të gjeneratës 6 në bazën sekrete
Bota

Kina krijon “Zonën 51” të saj,sateliti kap 2 avionë të gjeneratës 6 në bazën sekrete

5 Nëntor, 2025 12:02 pm
Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE
Kryesore

Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE

5 Nëntor, 2025 11:58 am
Para
Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin

TE FUNDIT

Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë

Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë
5 Nëntor, 2025

Përgjithësisht ka qenë i kursyer në komente për ish-krerët e UCK-së që po gjykohen për krime lufte në Hagë. Por...

Lexo më shumë

Emrat e anëtarëve të PD për Komisionet e Zgjedhores dhe Territoriales

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
5 Nëntor, 2025

Opinion.al ka siguruar emrat e bashkëkryetarëve dhe anëtarëve të opozitës për Komisionet e Posaçme të Reformës Zgjedhore dhe atë Territoriale....

Lexo më shumë

Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër

Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër
5 Nëntor, 2025

Një ditë më parë, Samiti i Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel publikoi raportin me progresin e vendeve kandidate për...

Lexo më shumë

I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump

I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump
5 Nëntor, 2025

Një vepër e ekspozuar në Zvicër ka shkaktuar reagime të shumta pasi paraqet presidentin amerikan Donald Trump të kryqëzuar. Skulptura prej dylli...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com