Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I marrin lokalin, “STOP” zgjidh problemin e qytetarit

2017/03/10 at 9:05 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
I marrin lokalin, “STOP” zgjidh problemin e qytetarit

Ilir Kafazi tregon në emisionin “STOP” historinë e tij të pazakontë me qiranë e një lokali në Fushë-Mëzez. Objektin ia dha me qira për 3 vjet Rudina Erindit, por kur shkoi të merrte paratë, lokali po shfrytëzohej nga shtetasi Spiro Gjini, i panjohur për të. Në këtë moment, nis për Ilir Kafazin, kalvari me institucionet.


“Unë disponoj një objekt, të cilin para një viti me Rudina Erindin bëj një kontratë tre vjeçare. Vazhdoi punimet Erinda dhe kur nuk po bënte pagesat e qirave, detyrohem edhe vij tek objekti për të parë situatën. Kur futem në objekt gjej një person tjetër me emër Spiro Gjini, që po ushtronte profesionin e tij në këtë objekt. Detyrohem të komunikoj me Rudina Erindin dhe më thotë që në fund të dhjetorit të vitit 2016 ia ka dhënë Spiro Gjinit. Por unë i tregoj që kjo është një shkelje e kontratës që kemi bërë në fillim sepse në të cilësohet që nuk ke të drejtë ta rijapësh këtë objekt. Qëllimi është që unë të marr qiranë dhe kontaktova me Spiron që të nënshkruaj me të kontratën, por ai nuk pranoi. Në këto kushte detyrohem të marr çelësat e objektit, mbyll objektin dhe largohem. Të nesërmen gjej objektin të hapur me dhunë dhe gjej brenda disa persona, të cilët filluan edhe të më kërcënonin. Për këtë kam bërë edhe një video, që ta ruaj si dokument për policinë.

Spiro – Do t’i biesh (çelësat), se s’bën nesër në mëngjes, se do të shkrij!

Pronari – Nesër në mëngjes…

Spiro – Do të shkrij, siç je!

Pronari – Ore…

Spiro – Dakord, çfarë po të them ore!

Pronari – S’ka punë shkrirja këtu…

Spiro – Do të shkrij!

Për të shmangur këtë konflikt me personat e lartpërmendur, njoftoj policinë. Ka ardhur grupi i gatshëm dhe ka komunikuar me Spiron dhe më pas këtu ndryshon rrjedha e ngjarjes. Kam shkuar në komisariatin numër 6, për të dhënë dëshminë time. Në gjithë këtë ngjarje e kam ndjerë veten si agresori i ngjarjes dhe jo viktima që i është cenuar prona. Ndaj kërkoj ndihmën tuaj për ta zgjidhur këtë çështje.”

Ilir Kafazi denoncoi në polici dhe mori kërcënime nga “bujtësi” i ri i lokalit të tij. E njëjta situatë i ndodhi edhe gazetares teksa fliste me të në telefon për të sqaruar këtë çështje.

Spiro – Alo…

Gazetarja – Me zotin Spiro Gjini flas?

Spiro – Po?

Gazetarja – Unë jam Odeta, gazetarja e emisionit “STOP”. Si jeni?

Spiro – Po, mirë.

Gazetarja – mora në intervistë një qytetar që quhet Ilir Kafazi, doja që të dëgjoja edhe versionin tuaj…

Spiro – Çfarë version do me dëgjuar ti?

Gazetarja – Zoti Ilir Kafazi është pronar i objektit që ju jeni futur brenda. A keni ju një kotratë me këtë zotërinë?

Spiro – Po, e kam kontratën.

Gazetarja – Në emrin tuaj e keni apo në emrin e zonjës Rudina Erindi, se i bie që jeni nënkontraktor?

Spiro – Unë s’jam nënkontraktor, po unë e kam bërë për efekt license. Vetëm për këtë e kam bërë në emër të asaj.

Gazetarja – Unë kam këtu emrin e Rudina Erindit, nuk kam emrin tuaj në këtë kontratë.

Spiro – Le ta zgjidhi në gjykatë, të thashë… Të lutem!

Gazetarja – Po nuk ka pse e zgjidh me gjykatë sepse ky është pronar i objektit.

Spiro – Ti je një copë gazetare…! Nuk të jap asnjë sqarim.

Në fund u desh ndërhyrja e emisionit “STOP” pranë organeve kompetente, që të zgjidhej e drejta e Kafazit.

Gazetarja – Si kalove? Përshëndetje! Qytetari Ilir Kafazi, ditën e djeshme ka bërë një denoncim për një subjekt rreth 300 metra në Fushë – Mëzez. Një person, i cili nuk ka as kontratë qiraje, asnjë gjë me personin i ka zaptuar lokalin.

Oficeri – Zotëria ka qenë dje. Ka bërë një denoncim në bazë të ligjit dhe shtetasi mesa di unë, është ndjekur penalisht në “gjendje të lirë”, për “dëmtim me dashje”, në mos gabofsha.

Në fund zgjidhet gjithçka, ndërmjet palëve Rudina Erindit dhe Ilir Kafazit, falë emisionit “STOP”. /tvklan.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: i marrin lokalinstopzgjidhja e problemit


Ju sugjerojmë

Tiranë/ Do t’u shiste armë shtetasve që kryejnë vrasje, arrestohet 28-vjeçari
Aktualitet

Tiranë/ Do t’u shiste armë shtetasve që kryejnë vrasje, arrestohet 28-vjeçari

8 Gusht, 2025 11:53 am
Në fundjavë nis vala e të nxehtit
Aktualitet

Në fundjavë nis vala e të nxehtit

8 Gusht, 2025 11:30 am
A e besoje në vitin 2000, kur Rama ishte ministër i yti, që ai do dominonte politikën kaq gjatë? Ja si përgjigjet Ilir Meta për ‘Opinion’
Aktualitet

Meta kërkon lirinë, GJKKO shtyn seancën për shqyrtimin e kërkesës

8 Gusht, 2025 11:11 am
Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para
Aktualitet

Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para

8 Gusht, 2025 10:57 am
Shpërndante kokainë në lagje të ndryshme të Durrësit, arrestohet 43-vjeçari
Aktualitet

Shpërndante kokainë në lagje të ndryshme të Durrësit, arrestohet 43-vjeçari

8 Gusht, 2025 10:39 am
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra zjarri në vend orët e fundit,3 prej tyre ende aktive

8 Gusht, 2025 10:30 am
Mallakastër/ U kap në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari
Aktualitet

Mallakastër/ U kap në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari

8 Gusht, 2025 10:20 am
Shumica e gjermanëve për më shumë presion mbi Izraelin
Bota

Shumica e gjermanëve për më shumë presion mbi Izraelin

8 Gusht, 2025 10:04 am
Tahiri rrëfehet: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi
Rajoni

Tahiri rrëfehet: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

8 Gusht, 2025 9:55 am
Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

8 Gusht, 2025 9:34 am
Para
Këngëtari i njohur në të gjithë botën i ftuar në ‘Zonë e Lirë’, ja kush është

Këngëtari i njohur në të gjithë botën i ftuar në 'Zonë e Lirë', ja kush është

Faydee në ‘Zonë e Lirë’ : Jam i turpshëm… E kam të vështirë me vajzat

Faydee në ‘Zonë e Lirë’ : Jam i turpshëm… E kam të vështirë me vajzat

Astrit Patozi: Kë po sfidon “rilindja” e Prengës

Historia bëhet, pastaj shkruhet
















TE FUNDIT

Tiranë/ Do t’u shiste armë shtetasve që kryejnë vrasje, arrestohet 28-vjeçari

Tiranë/ Do t’u shiste armë shtetasve që kryejnë vrasje, arrestohet 28-vjeçari
8 Gusht, 2025

Policia ka arrestuar në Allias një 28-vjeçar, pasi u kap me dy pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste...

Lexo më shumë

Në fundjavë nis vala e të nxehtit

Në fundjavë nis vala e të nxehtit
8 Gusht, 2025

Një tjetër valë e të nxehtit afrikan pritet të godasë vendin tonë. Sipas meteorologëve, temperaturat do të rriten duke bërë...

Lexo më shumë

Meta kërkon lirinë, GJKKO shtyn seancën për shqyrtimin e kërkesës

A e besoje në vitin 2000, kur Rama ishte ministër i yti, që ai do dominonte politikën kaq gjatë? Ja si përgjigjet Ilir Meta për ‘Opinion’
8 Gusht, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën për shqyrtimin e kërkesës së përfaqësuesve ligjorë të...

Lexo më shumë

Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para

Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para
8 Gusht, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Llogarasë në Vlorë ku 22 kuaj janë qëlluar me çifte. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com