Kronikë

I la motrën, 32-vjeçari e përplas me makinë për vdekje


               Publikuar në : 23:58 - 21/09/19 |
Opi Nion

Një 27-vjeçar u përplas me makinë për  vdekje mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Mësohet se viktima Ylli Mena është  përplasur qëllimisht me makinë nga vëllai i ish-gruas së tij.

Autori i identifikuar me inicialet A.K, 32 vjeç ishte në konflikt me 27 vjeçarin pasi  ky i fundit ishte divorcuar nga motra e tij.

Pas përplasjes Mena ndërroi jetë në spiital ndërsa autori është ende në kërkom nga policia.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak, ku rreth orës 08:30, një drejtues mjeti i cili ishte larguar nga vendngjarja ka aksidentuar shtetasin  Y.M. që po lëvizte me biçikletë në rrugë, ju informojmë se :

Në përfundim të veprimeve hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar është shtetasi A.K. 32 vjeç, banues në Mamurras, dhe dyshohet se e ka aksidentuar shtetasin Y.M. me dashje për shkak të një konflikti të mëparshëm mes tyre.

Shtetasi i dëmtuar Y.M. ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autori i dyshuar shtetasi A.K. është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme./ Opinion.al E.Xh.

Pas