Kronikë

I kërkuar për vrasje në Gjermani, kosovari arrestohet në Tiranë


               Publikuar në : 10:24 - 19/05/19 |
Opi Nion

Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi kërkohej nga autoritetet gjermane për vrasje.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi kosovar i identifikuar si Shkëlqim Kastrati.

Në dhjetor të 2017-ës Gjykata e Villingen – Schwenningen, ka caktuar për Kastratin masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Po ashtu, gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari  u bë kapja dhe  arrestimi në flagrancë dhe  i shtetasit   A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë,  i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

Në cilësiën e provës materiale policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me  fishkekë që dyshohet se  i përkiste 23 vjeçarit Shkelqim Kastrati, si dhe 7 paketime  me lëndë narkotike  “Canabis Sativass”, që dyshohet se  i përkiste shtetasit A.S.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim, pasi ai kishte strehuar në banesën tij Shkelqim Kastratin.

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe “Përkrahja e autorit të krimit”./ Opinion.al E.Xh.

Pas