Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi kërkohej nga autoritetet gjermane për vrasje.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi kosovar i identifikuar si Shkëlqim Kastrati.
Në dhjetor të 2017-ës Gjykata e Villingen – Schwenningen, ka caktuar për Kastratin masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”.
Po ashtu, gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.
Në cilësiën e provës materiale policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me fishkekë që dyshohet se i përkiste 23 vjeçarit Shkelqim Kastrati, si dhe 7 paketime me lëndë narkotike “Canabis Sativass”, që dyshohet se i përkiste shtetasit A.S.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim, pasi ai kishte strehuar në banesën tij Shkelqim Kastratin.
Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe “Përkrahja e autorit të krimit”./ Opinion.al E.Xh.