Një 44-vjeçar, i shpallur në kërkim për trafik droge është ekstraduar sot nga Italia drejt Shqipërisë.
Sipas njoftimit zyrtar, Roland Martinaj është arrestuar në Vareze të Italisë. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Krimeve të Rënda më 17 janar 2018.
Martinaj dyshohet se më datë 27 mars të vitit 2013, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis./ Opinion.al