Eralbi Breçani, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështje të lidhura me trafikun e narkotikëve është vetëdorëzuar në Spanjë.
Eralbi Breçani sipas SPAK, së bashku me Ergys Dashin dhe persona të tjerë për të cilët vazhdojnë hetimet, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, për trafikimin e 446 kg sasi kokaine nga Amerika e Jugut për në Holandë, ku në datën 05.01.2021 u bë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese si dhe arrestimi i një shtetasi holandez.
Në kërkim vijon të jetë kreu i grupit kriminal, Ervin Mata, që njëherazi është dhe kunati i Eralbi Breçanit.

















