Një tjetër person i kërkuar nga drejtësia italiane është vënë në pranga nga policia e Durrësit, në bashkëpunim me Interpolin, në kuadër të operacionit “Koordinimi”.ko
Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe për kapjen e personave në kërkim është vënë në pranga, me qëllim ekstradimi, 34-vjeçari Bektash Qerimi.
Gjykata e Apelit në Venecia e ka dënuar Bektash Qerimin me 14 vjet burg, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja”.
Materialet e arrestimit të përkohshëm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila po vijon dhe procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./Opinion.al