Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I kërkuan ndryshimin e emrit të biznesit, pronarja shqiptare mposht në gjyq Zarën

2022/08/09 at 10:48 AM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
I kërkuan ndryshimin e emrit të biznesit, pronarja shqiptare mposht në gjyq Zarën

Pronarja e një butiku të vogël “House of Zana”, në pronësi të Amber Kotrrit, një shtetase angleze me bashkëshortin shqiptar, ka mundur në një betejë të gjatë gjyqësore, gjigandin e e botës së modës, kompaninë spanjolle “Zara”.


Zara u përpoq që nëpërmjet proceseve gjyqësore të ndryshonte emrin e biznesit House of Zana, me bazë në Darlington,  pasi sipas saj ishte konceptualisht identike.

Avokatët e Zara-s  kishin argumentuar se aplikimi për markën tregtare House of Zana duhet të refuzohej sepse ishte shumë i ngjashëm në emër, gjë që mund shkaktonte konfuzion tek klientët.

Ata pretenduan me argumentet e tyre se njerëzit “do ta lexonin gabim, do ta dëgjonin gabim, do ta shqiptonin gabim ose do ta perceptonin ndryshe “House of zana” si Zara” dhe se emri ulte prezencën e markës.

Zara e bëri kundërshtimin e saj të hapur kur u njoftua se pronarja e “House of Zana”, Amber Kotrri u përpoq të regjistronte markën e saj tregtare.

Kotrri, e cila e nisi biznesin katër vjet më parë dhe e quajti atë sipas fjalës shqipe për zanën,  këmbënguli se të dy markat nuk do të ngatërroheshin dhe refuzoi të riemërtonte kompaninë.

Gjithashtu, gjykatësi në vendimin e tij final tha se është i sigurt se blerësi nuk do të ngatërrohet mes biznesit të vogël dhe kompanisë shumëkombëshe të modës dhe pajisjeve shtëpiake.

Ai tha se emri i biznesit të Kotrrit mund të qëndrojë siç edhe është, duke thënë se dallimet janë të mjaftueshme për të nënkuptuar që klienti mesatar nuk do të ngatërrohet.

Nga ana tjetër,mamaja e tre fëmijëve, Kotrri thotë se marrëveshja me avokatët i ka kushtuar kohë me fëmijët e saj.

“Ka qenë më shumë se një vit dhe shumë stresues në jetën time në shtëpi, si nënë e tre fëmijëve të vegjël, si dhe në biznes, pasi ka pasur orë e orë të tëra për përgatitjen e dokumenteve të provave.Data e lindjes së vajzës sime përkoi me kohën kur u caktua prova e fundit, kështu që nuk ka qenë e lehtë”, u shpreh ajo.

Kotrri tha se kishte marrë një email që e informonte për vendimin e gjykatës ndërsa ishte në një vizitë në teatër me tre fëmijët e saj, por iu deshën disa ditë për të krijuar guximin për ta hapur atë.

“Ishte një dokument mjaft i gjatë dhe unë nuk mund të kuptoja shumë prej tij pasi kisha emocione,” tha ajo.

Por pasi lexoi se argumentet e Zara-ës ndaj saj ishin të pasuksesshme u lehtësua. “Ka qenë shumë stresuese, por ne fituam,” shtoi ajo.

Në maj, Kotrri, e cila përfaqësonte veten në gjykatë, tha në seancë se nuk kishte gjasa për t’u ngatërruar markat.

Ajo tha se kishte qenë gjithashtu në kontakt me më shumë se 10 pronarë të tjerë të bizneseve të vogla të cilët ishin kontaktuar nga kompania e modës duke u kërkuar atyre që të riemëroheshin për shkak të ngjashmërive me emrat e tyre.

Ndërkohë, Kotrri tha se: “Kushdo që është në një pozicion të ngjashëm do t’i thoja, që të vazhdojë të luftojë, se në fund do t’ia vlejë. Ju e dini më së shumti biznesin tuaj, ju e dini kuptimin pas çdo emri dhe nëse e keni ndërtuar atë, atëherë luftoni për të, nuk mund t’u them fëmijëve të mi se e mbylla biznesin tim sepse kështu më tha dikush më i madh.”

Inditex, kompania mëmë e Zara është një nga kompanitë më të mëdha të shpërndarjes së modës në botë me 6,477 dyqane, duke përfshirë Bershka, Pull & Bear dhe Massimo Dutti.

Një zëdhënës i Zara tha se ndërsa ata nuk donin të komentonin vetë gjykimin, kompania vazhdon t’i urojë Kotrrit dhe biznesit të saj sukses në të ardhmen./Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Luftimet në Ukrainë, intensifikohen sulmet në Donetsk

Luftimet në Ukrainë, intensifikohen sulmet në Donetsk

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, ka të plagosur

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, ka të plagosur

Plagosja e 51-vjeçarit, arrestohet autori i dyshuar! Ndalohet edhe një tjetër

Kërcënoi 20-vjeçarin se do i publikonte video në rrjetet sociale, arrestohet i riu
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}