Politikë

“I kërkova dorëheqjen në 2017”, Basha: Berisha gënjen dhe shpik si bolshevikët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:59 - 30/11/21 |
Opi Nion

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar gënjeshtër deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha se i ka kërkuar dorëheqjen që në vitin 2017.

Në “Abc”, Basha tha se Berisha ka bërë deklarata të pavërteta në adresë të tij dhe se po e sulmon për interesa personale.

Jo, nuk është i vërtete si shumica për fat të keq të gjërave dhe në kuadër të asaj që ju thash më përpara është mentaliteti i vjetër, mentaliteti i regjimit që kemi lënë pas dhe pastaj i kundër reagimit. Se nuk dua ta mbaroj me është e vërtetë, s’është e vërtetë se besoj nuk më keni thirrur për kaq. E rëndësishme është që ti përcjellim dicka tjetër qytetarëve. Kjo kulturë duhet të marrë fund ne jemi bashkë, kalojmë mirë deri në momentin që ti apo unë vërej dicka dhe pastaj shpik gjëra të paqena, kjo është pjesë e kulturës Bolshevike, kjo duhet të marrë fund. Detyra ime jo vetëm si kryetar i opozitës por dhe si brez i ri në politikë është, kur flas për fundin e tranzicionit flas për fundin e kësaj kulture, sa kohë të kam në krahë je më i miri sa kohë të kam në krah Edi Ramës i duhen tre jetë për të bërë atë që ka bërë Lulzim Basha, në momentin që më cenon interesin tim personal shpik një gjë të re cdo ditë” tha Basha.

Pas