Një 54-vjeçar në Tiranë ka denoncuar në polici se kanosej me qëllim marrjen e një shume eurosh.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, shtetasja me iniciale E.R, 25 vjeçe, në mënyrë sistematike ka kanosur shtetasin H. V., 54 vjeç, për t’i marrë para.
Polica njofton sot se e reja është arrestuar në flagrancë. Mbi të tashmë rëndon vepra penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Opinion.al