Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I kërkojnë 1000 € të burgosurit, avokati sekser kap padashje kamerën e fshehtë

2022/03/15 at 9:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
I kërkojnë 1000 € të burgosurit, avokati sekser kap padashje kamerën e fshehtë

Një ish i dënuar, i cili vuajti një dënim prej 2 vjet e 4 muaj në burgun e Rrogozhinës, për një vepër penale denoncoi në emisionin “Stop” një rast të pastër korrupsioni.


Kjo ngjarje ka ndodhur në burgun e Rrogozhinës në Tetor të vitit 2021. Bledar Toçi që kishte blerë telefonin, ia sqaroi SHKB-së mbas dy ditësh, që telefoni ishte i tij dhe nga tabulatet e zbardhura, u pa se të tjerët nuk kishte të bënin me këtë ngjarje.

“Në dy muajshin e fundit të mbarimit të dënimit erdhi kontroll në dhomën tonë grupi i gatshëm dhe u gjend një aparat celulari që nuk është i lejueshëm në ambientet tona. Në atë moment na marrin dhe na çojnë në izolim. Secili nga ne nuk e pranoi atë se i kujt ishte telefoni. 3 shokët e tjerë i ndanë nga dhoma e izolimit ndërsa mua me Bledar Toçin, i të cilit ishte telefoni, na ndanë në një dhomë veç. Në muajin Tetor të vitit të kaluar të 2021 na erdhi kontroll dhe ajo ka qenë dita që u kap dhe telefoni. Bledar Toçi ia sqaroi SHKB-së që telefoni nuk kishte të bënte me ne, por ishte i atij vetë”, tha denoncuesi.

Punonjësi i  SHKB-së së Rrogozhinës, i cituar me emrin Redian, në bashkëpunim me avokatin Nazmi Totraku, i kanë kërkuar 1000 Euro, që ai të mos bëhej pjesë e një ngjarjeje të ndodhur në dhomën, ku ish-i dënuari qëndronte edhe me katër të tjerë dhe ku u gjet një telefon.

“Një ditë të bukur vjen zotëria i SHKB-së, Rediani dhe më thotë që nga sot do fillosh 1 ditë e gjysmë do të quhet paraburgim ngaqë është kapur telefoni në dhomën tënde. Nuk isha unë i vetmi dhe tha që të nesërmen do të vij me një avokat. Erdhi me një avokat, Nazmi Totraku e kishe emrin. Këta e dinin që telefoni nuk ishte i imi, por thjesht mua më kërkuan një farë pagese që ta mbyllnin si çështje. I pari ka qenë Rediani që ka kërkuar 1000 Euro. Pastaj ka ardhur avokati që më ka thënë ti duhet ta heqësh qafe këtë çështje se do të vazhdosh burgun nga e para. Avokati e dinte, SHKB e dinte që unë nuk kisha lidhje me atë telefon. Avokatin e ka sjellë ky, Rediani, për të bërë rolin e ndërmjetësit”, denoncoi ish i dënuari.

Avokati Nazmi Totraku në një takim del garant që me anë të pagesës do ta rregullojë këtë çështje. Po ashtu ai pranon që çështja për të cilën akuzohet ish i dënuari është me të ngecme.

Qytetari: O plako!

Roja: Hë!

Qytetari: Ça bone ti?

Roja: Qysh je?

Qytetari: Ku është ai i SHKB-së? Është këtu ai sot?

Roja: Redi?

Qytetari: Hë!

Roja: Po, e pashë kështu.

Qytetari: Po e pe, po e pres këtu!

Qytetari: Si ja kaluat? Ça bone?

Punonjësi i lokalit:  Si kalove?

Qytetari: 1 kafe, pak…ka ardhur nonji nga këto? Noi drejtor ka ardhur këtu?

Punonjësi i lokalit: S’i kam parë.

Qytetari: Po ai i SHKB-së?

Punonjësi i lokalit: Po, po, po ka ardhur.

Qytetari: I ke noi numër atij, apo jo?

Punonjësi i lokalit: Jo, nuk ia kam.

Qytetari: Hajt, po e pres njëherë ktu! Ishallah vjen! O avokat!

Avokati: Si je?

Qytetari: Ça bone ti?

Avokati: Si kalove ti?

Qytetari: Se unë kërkova dhe Redin aty te dera, se qenë aty, Redin, ta kishte bisedu edhe njëherë me atë, se mos sorollatem kshu për Zotin!

Avokati: Tani unë e takova Redin. Kishe qenë nji ditë te burgu ti?

Qytetari: Po!

Avokati: Edhe më tha mu tha më kërkoi,- tha. I thashë “fol me Nazmiun”!

Qytetari: Po!

Avokati: Tani unë s’e di tashi, a do funksionojë.

Qytetari: Prandaj pra, po të them.

Avokati: O vlla! Duhet të dish vetëm nji gjë, që ty të është bë një nder aty tani, se ne s’arritëm të…

Qytetari: Dëgjo unë s’po e mohoj nderin! Unë prandaj të thashë, unë jam nipi i filanit, që unë nuk dal nga fjala. Unë do vij t’ju takoj.

Avokati: (Flet në telefon) Po shefi si ia çove? Hej! Unë po iki për Kavajë. A ke mundësi nja dy minuta me dal këtu te porta? Nja dy minuta, hajde! Tashi, ne e mbyllëm muhabetin.

Qytetari: Se Redi më tha mu, që është edhe prokurori këtu, prandaj.

Avokati: Mirë pra!

Qytetari: Shumë veta bohen, nuk kam ku t’i gjej.

Avokati: Sa e ke ti?

Qytetari: Shumë, o vëlla!

Avokati: Sa e ke me gjet ti?

Qytetari: Po prandaj po të them, që të bisedojmë, që s’… se unë borxh do t’i marr për dy sytë e ballit! Ta them seriozisht!

Avokati: Tashi, ça të thotë vëllai jot tani? Te ajo nuk është pjesa jonë më ajo. Ne u morëm vesh si burri-burrit me njëri-tjetrin.

Qytetari: Prandaj pra erdha me ju taku, që mos me ju dal nga fjala edhe… Ajo u bo tani, sikur ishte telefoni im ai… Ajo dihet, që s’ishte imi, ajo ishte në…

Avokati: Po ishte…

Qytetari: Komplet me të ngecme.

Avokati: Me të ngecme, po shhh…, nuk ka problem. Tashi këtu mund ta ngec një gjë unë ty.

Qytetari: Po!

Avokati: Ruje veten, o vlla!

Qytetari: Dihet ajo, s’bëhet llaf, aman!

Avokati: Tani janë kap njerëzit me gjana, po se s’është e imja po ssss.., po duhet me u gjet! Gjeje ti kush është edhe hajde!

Pas takimit me avokatin, atyre iu bashkohet edhe Rediani, punonjësi i SHKB-së.

Avokati: Hajde shef Reçi, hajde!

Rediani, SHKKB: Omë, ça bone? Ça bëre? Si janë çunat?

Qytetari:  Tashi atë prokurorit ja, si do më garantojë mu…,që ato letrat t’i grisi?

Avokati: O ti, garant jemi tani!

Qytetari:  Jam djeg njëherë!

Avokati: Ti mund të djegësh dhe 1 milionë herë, po kësaj radhe nuk ke për t’u djeg, se mos e se e ke…

Qytetari:  Prandaj unë po këmbëngul.

Avokati: Po hajde!

Qytetari:  Unë prandaj thashë!

Rediani, SHKKB: Unë isha para një jave.

Qytetari:  Ça kam heq e ça çuni jam, që nuk dal nga fjala. A më kupton?

Avokati: Tashi, tani a e di si është muhabeti? Fjala është kështu, zbato atë fjalë, që ke dhënë edhe nuk…, edhe po vdiqa unë nesër, ti je në rregull me këtë problem.

Qytetari:  Ore larg qoftë! Hë paç jetën e gjatë!

Avokati: Jo, jo! Po ta them maksimumin e asaj pune. Tashi procesi gjyqësor do fillojë për tjetrin, për nenin 324, për Bledar Toçin.

Qytetari:  Po!

Avokati: Do fillojë procesi i Bledarit. Është vetëm Bledari i dënuar. Merr pjesë ai, pjesa tjetër është fshi bashkë imi, tjetri e tjetri, tani në qoftë se të gjen gjë q…* nënën mu në g.. *p, o vlla! Vetëm ma mirë të na shtypi makina! Ça kërkon ti tashi po qe se.., ore ti mund të jesh djeg, po je djeg nga legenat, jo nga burrat! Këtu në tavolinë ke burra, nuk ke kështu var k*sa! A më kupton?

Qytetari:  Mirë, mirë për Zotin!

Rediani, SHKKB: Herën e fundit, që kam qenë unë atje, bashkë me atë erdhi Bledari. Tani i vetmi, i vetmi, i vetmi, të rrimë shtrembër, të të flasim drejt! Hë i vetmi, përveç ne të dyve edhe atij burrit tjetër, 3 domethënë, burri i katërt, që mund të prishte punë ty, ishte Bledari. Edhe ai nuk i intereson puna fare, se më shpjegoi ai mua.

Qytetari:  Po dje e kish..

Avokati: Tashi kaq! Bëj ekzekutimin o vëlla, sa më shpejt, që të jemi të rregullt, sepse ne e kemi dhënë fjalën diku edhe ne dalim si legena, pastaj te tjetri e te tjetri..!

Rediani, SHKKB: I është shpjeguar dhe atij i intereson, sepse i intereson domethënë, sepse situata juaj ishte, që po të agravohej dhe Bledari s’besoj ,se ngel ti dhe unë. Iu shpjegu edhe prokurori pati dashamirësinë e për nji shifër…

Qytetari:  S’ishte imi.

Avokati: Ku u kap pastaj. se s’është i joti.

Rediani, SHKKB: Po lëre, mos t’i hyjmë atyre termave ne, se po tani, se ekspertimi nga 30 faqe e bërën dy.

Avokati: Po, pra!

Rediani, SHKKB: Futeshe në Facebook e numrave të telefonit.

Avokati: Atë përdorimin, që ke bo ti.

Rediani, SHKKB: E kupton vetë ti, po lëre se s’ia vlen më!

Avokati: S’jam tu u marrë me atë pjesë, tani me këtë pjesë, ke garanci 100 %.

Rediani, SHKKB: Ajo u mbyll. Ta thashë i vetmi nga ne, që ka ngelur.

Avokati: Unë do jem avokati i atij atje, Bledarit.

Rediani, SHKKB: Ishte, ishte Bledari. Bledari u sqarua, se ka interesin e vet. I kam mbyll letrat unë, edhe me prokurorin e kemi ndarë.

Avokati: Kështu që, tani me e ekzekutu.

Rediani, SHKKB: Do dali nji vit.

Qytetari: Hall kam këtu, që mos më prek prokurori pastaj, edhe…

Rediani, SHKKB: I vetmi, të thashë unë, i vetmi, që duhet të jepte garanci, ishte Bledari. Bledarit i interesonte vetë ajo, ta vëmë në mbajtëse të murit, se po të llapte Bledari, veten s’e shpëtonte, ty do të përfshinte.

Qytetari: Hall kam këtu, që mos më prek prokurori pastaj, edhe…

Avokati: Ore ti, tashi a je..?

Rediani, SHKKB: Atë ta…

Avokati: Ti tani…

Qytetari: Këtu e kam frikën.

Rediani, SHKKB: Përpos ty, që merret me atë punë ia ka mbyll.

Qytetari: Për Zotin kam për t’i marrë borxh!

Rediani, SHKKB: Janë mbyll ato.

Avokati: Po mirë mo, mirë tani, bo ça të dush ti me atë pjesë! Ne të garantojmë pjesën tonë o mik. Pjesa jonë është, që ti për këtë gjë, ke 100-nd vjet ymër.

Rediani, SHKKB: Kaq!

Avokati: Nuk ke asnjë minutë, pastaj ishallah, se burgun s’e do kurrkush, po…

Rediani, SHKKB: Tani, shih si u bo puna! Ti ke llafos me avokatin. I keni sqaruar atë punë. Ti shih jetën tani! Vetëm vëri veshin jetës! Për këtë të them, u vu kapaku.

Qytetari: Ajo njishja (1 mijë euro) përfshin edhe prokurorin, edhe lajmë duart.

Avokati: Është bërë edhe nji çikë për hatër, për njohje e këshu. E kupton? Edhe për hallet, që ke.

Rediani, SHKKB: Hallet ia kam shpjeguar, që aty unë i kam thënë, që…

Avokati: Në qoftë se paguhet 5 lekë për një gjë…

Qytetari: Mirë, o mirë!

Avokati: Janë mbyllur 1 milion % objekti.

Qytetari: Mirë, o mirë!

Avokati: Pastaj, nëqoftëse s’paguhet…

Qytetari: Ajo dihet.

Avokati: Ajo ngelet pastaj hap. Vari leshtë! Mund të rihapet, mund të riçelet, është punë tjetër. Po atë tani, në qoftë se gjëja, i jepet drejtim shoku..

Qytetari: Jo mo, drejtim o i jap unë, dihet.

Avokati: Hë, në qoftë se ashtu, sa më shpejt, sikurse edhe nesër! Në qoftë se do ashtu, në qoftë se do jesh gati për nesër, shefi siç bomë, llafosëm, unë nesër vij në Tiranë në orën 9-të!

Rediani, SHKKB: Po mirë më, e lëmë takimin edhe pasnesër, o burrë, se ç’bëri nesër, ç’bëri pasnesër?/tvklan.al



Ju sugjerojmë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
Bota

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

9 Qershor, 2025 6:53 pm
Para
Përse qyteti Mariupol në Ukrainë është i rëndësishëm për Rusinë?

Zyrtari amerikan: Forcat ruse kanë lëshuar më shumë se 950 raketa mbi Ukrainë

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Rudina Magjistari dhe Andriola Kambo prezantojnë projektin “MUZA Competition”

Rudina Magjistari dhe Andriola Kambo prezantojnë projektin “MUZA Competition”
















TE FUNDIT

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
9 Qershor, 2025

Shumica socialiste dhe opozita në konferencën e kryetarëve nuk u dakortësuan në miratimin e kalendarit për punimet e Kuvendit në...

Lexo më shumë

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
9 Qershor, 2025

Java që ndryshon fatin! Astrologia Meri Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin për këtë javë për 12...

Lexo më shumë

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
9 Qershor, 2025

Pesë referendumet që u mbajtën në Itali gjatë dy ditëve të fundit kanë dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com