Aktualitet

“I kërkoi të bënte fushatë”, Berisha akuza Ballës: Dumani s’pranoi, ja ç’ndodhi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:52 - 10/06/22 |
Opi Nion

Në konferencën e përjavshme për mediat kreu i PD, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, se është i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Elbasan. Berisha tha se Balla i ka kërkuar Dumanit të marri pjesë në fushatën e tij elektorale por ky i fundit ka refuzuar.

I pyetur se përse këto prova që ka nuk i denoncon në Prokurori, kreu i PD shtoi se këto të dhëna janë në dosjen e Prokurorisë. Ndër të tjera ai deklaroi se Taulant Ballës do t’ia thotë në sy provat në Parlament.

“Do t’ja them në sy në Parlament. Nuredin Dumani ka disa javë që ka filluar të flasë. Unë ju them që do t’ja them në Parlament. Nuk ka nevojë t’ja jap unë Prokurorisë se Prokuroria i ka në dosje. Ti mund të thuash pse i fsheh Prokuroria? Kjo është punë tjetër. Por ato që do t’i them në Parlament, i ka Prokuroria”-tha Berisha.

Por cila është ngjarja për të cilën Berisha akuzon Taulant Balla për lidhje me Nuredin Dumanin?  Bëhet fjalë për vendosjen e një pistolete të përdorur në ngjarje kriminale në biznesin e familjes Manahasa në Elbasan për të cilën dy vite më parë u arrestuan babë e bir të familjes Manahasa. Pistoleta e fshehur në biznesin e tyre ishte përdorur në një vrasje në Elbasan, por Nuredin Dumani ka rrëfyer para hetuesve se pistoleta ishte fshehur qëllimisht në atë biznes nga persona të tjerë.

“Ai duhet të tregojë si e shpërbleu Dumanin për të shplarë nga akti i vendosjes së revoles. Të zotët e garazhdit përsëri dëshmojnë. Po pse nuk shkoni ju njëherë t’i takoni ata? Ata tregojnë që po revolen e kanë vendosur. Dyshojnë tek ky. Sepse ky u ka kërkuar që të marrin pjesë në fushatën e tij elektorale. Dhe ai ka thënë jo, nuk marr pjesë në fushatë elektorale, nuk bëj fushatë për ty, nuk jam i majtë. Dhe ku ja kanë vendosur revolen? Në një vend që e shihnin të gjithë, që shkoi policia ta kapë. E di ku është aspekti tjetër i turpshëm? Ata mbahen në burg akoma sot për revolen e vendosur në një vend ku e shihnin të gjithë. Pesë vetë janë në burg për këtë. Kjo është drejtësi qesharake, kjo është drejtësi kriminale. Megjithatë, drejtësia vonon por nuk harron. Tao nuk e ka punën mirë. Ka probleme me drejtësinë dhe do ketë, ja u them unë. Ka dhe probleme të tjera ai”-tha Berisha.

Pas