Pas denoncimit të emisionit “STOP”, policia e Elbasanit ka shoqëruar pedagogun e universitetit të këtij qyteti, Denis Himcin, i cili i kërkoi favore seksuale studentes.
Himcin i kërkonte favore seksuale, ndërsa në këmbim ai do e ndihmonte studenten për marrjen e disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse.
Në videon e publikuar nga “Stop”, pedagogu Denis Himci shfaqet me një makinë tip “Audi”, ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu.
Denis Himcin dëgjohet duke thënë në video; “Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh. Zëre se unë jam engjëlli yt dhe do t’i plotësoj të gjitha nga A-ja te Zh-ja.”/ Opinion.al E.Xh.