Grupi Wagner pretendon se ka marrë kontrollin e të gjitha objekteve ushtarake në qytetin jugor të Rostov-on-Don, dhe në Voronezh – më në veri.
Rostov ka luajtur një rol kyç që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.
I vendosur afër kufirit me Ukrainën, Rostov – me një popullsi prej vetëm një milion – strehon selinë kryesore të Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë.
Trupat ruse shpesh vendosen në këtë qytet përpara se të dërgohen në Ukrainë.
Kryeqyteti rajonal ka qenë gjithashtu një qendër e rëndësishme logjistike për dërgesat e armatimit dhe karburantit.
Voronezh – një tjetër kryeqytet rajonal jo shumë larg kufirit ukrainas – ka përafërsisht të njëjtën madhësi si Rostov.
Qyteti shtrihet në gjysmë të rrugës midis Rostovit dhe kryeqytetit Moskë dhe është një qendër kryesore hekurudhore./Opinion.al