Aktualitet

“I ka dhënë bakshish me dëshirë”, ç’thanë në sallë avokatet e infermiereve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:29 - 10/02/21 |
el ida

Tre infermiere dhe një sanitare në spitalin Covid 2, kanë dalë sot përpara gjykatës, pas komunikimeve që janë zbuluar mes tyre dhe Tire Alldervishit, lidhur me çështje të mitmarrjes dhe mashtrimit.

Ndërsa prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg për 4 gratë, avokatet e tyre kanë kërkuar arrest shtëpie.

Për avokaten e Shqerije Koçit, klientja e saj e ka patur të njohur personin për të cilin interesohej dhe bakshishi është dhënë me dëshirën e tij.

“Klientja ime e ka pas njeri të njohur Muhametin që përmend me Tiren, pasi vazja e Sheqerijes punon në biznesin e zotërisë. Muhameti i ka dhënë vetë bakshish Sheqerijes për kujdesin dhe me dëshiren e tij, nuk i është kërkuar nga klientja ime. Sheqerija është e vetmja, e cila është në punë. Kërkoj masen e sigurisë arrest në shtëpi. Personi nën hetim do të japë kontributin e saj per të ndihmuar drejtësinë”, u shpreh avokatja.

Ndërkohë, avokatja e infermieres Mira Bushi, tha se klientja e saj ka një problem me këmbët dhe duke qenë se ka edhe babain të sëmurë, ka kërkuar arrest shtëpie.

“Dakord për ligjshmërinë e arrestinit, por nuk jemi dakord me me masën arrest me burg, pasi zonja Mira Bushi nuk rrezikon të prish provat, nuk ka kryer vepër penale dhe nuk është e rrezikshme në shoqëri. Nuk ka elementë në dosjen e prokurorit  që ta përfshijë zonjën Bushi në kryerjen e veprës penale te mashtrimit. Mira ka qenë e shtruar për dy muaj në spital për pneumoni për shkak të covid. Mira ka nje problem me këmbët, që nuk ecën dot shumë mirë. Kërkoj për  Mirën masën arrest  në shtëpi, duke qene se ka edhe babin e sëmurë”, u shpreh avokatja./Opinion.al

Pas