Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I jepet lamtumira nëntetares Zarife Hasanaj, prek me fjalët Gjenerali

2019/05/10 at 12:50 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
I jepet lamtumira nëntetares Zarife Hasanaj, prek me fjalët Gjenerali

Zarife Hasanaj, ushtarakja që ra në krye të detyrës në Letoni, është përcjellë për në banesën e fundit pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, me një ceremoni shtetërore. Gjatë homazheve në nder të dëshmores së atdheut, jo pak njerëz preku, fjalimi i gjeneral Bardhyl Kollçaku.

“Zarifja, bija juaj, shoqja jonë, bija e Tropojës, bija e Shqipërisë, heroina e ushtrisë, po shkon në altarin e pavdekësisë, në gjirin e nënës së madhe Shqipëri. Dëshmorët shkojnë në vendin e shenjtë, aty ku prehen të përjetshmit e pavdekshëm”, tha Gjenerali.

Fjalë prekëse ishin edhe ato kur ju gjenerali ju drejtua në mënyrë simbolike Zarifes, për të treguar njerëzit e shumtë që ishin sot në ceremoninë e homazheve mbajtur në nder të saj në Pallatin e Brigadave.

“Kanë ardhur për të të përcjellë shokët dhe kolegët e tu. Ata që Ti i doje dhe të donin kaq shumë. Ata që nuk të zëvendësojnë dot; ata që nuk të harrojnë dot! Është me Ty sot gjithë familja e madhe ushtarake e Forcës së Armatosur, që Ti e nderove me jetën tënde. Janë këtu për Ty sot kolegët e Tu të misionit të NATO-s, ku Ti me punën, forcën dhe natyrën tënde, u bëre aq e afërt, aq e pandashme. Ata janë këtu, me zemër, shpirt dhe mëndje, përmes kaq shumë ngushëllimeve të ndjera që kanë ardhur dhe vijnë nga gjithë Aleanca”, u shpreh ai.

Rama: Lavdi përjetë dëshmores së atdheut

“Kur pyeta se kush ishte Zarife Hasanaj, më thanë se ajo ishte e përpiktë në detyrë. Përgjigjej me përpikmëri,  reagonte me përpikmëri dhe kërkonte gjithnjë përpikmërinë. Kjo është e para vajzë në historinë tonë të Forcave te Armatosura që ndahet nga jeta në krye të detyrës. Hasanaj sakrifikoi jetën në mbrojte të atdheut.  S’na mbet gjë tjetër, përveç se t’i japim lamtumirën dhe ta kujtojmë gjithmonë”.

Xhaçka: Humbëm një nga më të mirat që kishim

“Zarifja u bashkohet sot atyre dhjetëra-mijëra djemve e vajzave, burrave e grave, që kanë dhënë jetën për atdheun. Dhe besoj se nuk ka mënyrë më të mirë për ta nderuar vajzën tonë, sesa duke kujtuar një të vërtetë të madhe për të gjithë ato djem e vajza, që si Zarifja zgjedhin të shërbejnë në Forcat e Armatosura. Ka një fjalë që thotë se: ata që shërbejnë në FA janë njerëz të thjeshtë, por që i bën të jashtëzakonshëm përkushtimi i tyre ndaj uniformës dhe gatishmëria për të sakrifikuar. Sepse në kohë lufte e në kohë paqeje, të shërbesh do të thotë të pranosh rrezikun dhe sakrificën personale, edhe sakrificën supreme, për të mirën e përgjithshme: që të jetojmë në paqe, që të jetojmë të sigurt, që të meritojmë vendin tonë si aleat në aleancën më të madhe ushtarake të të gjithë kohëve”/ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT
Aktualitet

Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT

24 Qershor, 2025 8:40 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 qershor 2025

24 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Te Fundit

Horoskopi për sot, 24 qershor 2025

24 Qershor, 2025 8:20 am
Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

24 Qershor, 2025 7:54 am
Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi
Bota

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi

24 Qershor, 2025 1:00 am
A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

23 Qershor, 2025 11:06 pm
“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
-U tha në Opinion

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

23 Qershor, 2025 10:46 pm
Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
-U tha në Opinion

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

23 Qershor, 2025 10:35 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës

23 Qershor, 2025 10:30 pm
The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

Irani goditi Katarin, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi përballë shkeljeve

23 Qershor, 2025 10:15 pm
Para
Jeff Bezos shpall ambicjet për revolucionin në hapsirë

Jeff Bezos shpall ambicjet për revolucionin në hapsirë

Dy pjesëtare të familjes Kardashian nderohen me statuja dylli

Dy pjesëtare të familjes Kardashian nderohen me statuja dylli

I ndërprenë pensionin, 81-vjeçarja kryen vetëvrasje

I ndërprenë pensionin, 81-vjeçarja kryen vetëvrasje

TE FUNDIT

Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT

Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT
24 Qershor, 2025

Të dhënat e reja nga INSTAT treguan për rënie të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 qershor 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
24 Qershor, 2025

Ditën e Martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 24 qershor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
24 Qershor, 2025

Dashi Një takim i rëndësishëm protet të ndodhë sot. Ky person do t’ju duket shumë i maturuar. Mos paragjykoni, por...

Lexo më shumë

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
24 Qershor, 2025

Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës rihter goditi Shqipërinë në orën 05.03 të mëngjesit të 24 qershor 2025. Nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com