Gazetari dhe analisti Andrea Stefani u përcoll sot në banesën e fundit. Ai u nda nga jeta ditën e shtunë pas një sëmundje të rëndë. Pranë trupit të pajetë u zhvilluan homazhe në hollin e TVSH-së e më pas kortezhi u nis drejt varrezave të Tufinës. Ngushëllime ka shprehur kolegë e miq, si dhe drejtues të lartë si Kryeministri Rama, ministra të qeverisë e deputetë.
Stefani nisi të shkruajë në fillim të viteve 90 si gazetar ekonomik për të vazhduar më pas në gazetarinë investigative e për ta përfunduar si analist politik, ku për disa vite ishte analist në studion e emisionit “Opinion”.
Andrea Stefani i është bashkuar edhe shoqërisë civile në disa kauza të rëndësishme.
Si publiçist ai la librat “Komplot kundër lirisë” dhe “Albanistan”.
Udhëtimin e tij Andrea Stefani e përfundoi në moshën 58-vjeçare në një spital në Romë.