Aktualitet

“I janë vërsulur pasurive publike”,Berisha:Rama kërkon ta kthejë Durrësin në Dubain e tij



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:56 - 15/11/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë së PD-së këtë të martë u ndal sërish tek marrëveshja për projektin e Portit të  Durrësit.

Berisha tha se qeveria i është vërsulur në mënyrë të papërmbajtur pasurive publike të vendit dhe se sipas tij kryeministri Edi Rama dëshiron ta kthejë Durrësin në Dubain e tij.

Ndër të tjera, kryedemokrati bëri me dije se do të ketë seri betejash të tjera me qeverinë.

“Do të vazhdohet me një seri betejash të tjera. Përballë kemi një armik shumë planësh i votës, i qenies, një dëbues si kurrë ndonjë herë në histori i shqiptarëve nga dheu i tyre. Ngjarja e fundit që po debatohet sot në Parlament është e përmasave që tejkalon cdo lloj imagjinate, cdo lloj kodi ligjor, etik, moral.

Këta janë vërsulur në mënyrën më të papërmbajtur ndaj pasurive publike të vendit. Edi Rama pasi ka garantuar të gjitha kanalet e narko eurove, tani kërkon të kthejë Durrësin në Dubain e tij, por njëkohësisht dhe në lavatricen më të madhe të Europës e më gjerë me 12600 apartamente, në një truall prej 1 milion metër katrorë, Durrësi bëhet qyeteti më i pabanueshëm i botës.

Tejkalon në dendësi për frymë cdo lagje apo qytet mbi planet, por këto janë anët që shoqërojnë këtë vjedhje të paimagjinueshme.

Vjedhje që nuk ndodh kurrë në botë, që një aferë si kjo të mund të shqyrtohet, imagjinohet, por këtu ndodh se këtu është makineria më e fuqishme e vjedhjes së një populli, makineria e Edi Ramës nuk ka të ngopur ai”, tha Berisha./Opinion.al

 

Pas