Një 24-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i spitalit të Elbasanit.
Sipas informacioneve, i riu po kurohej në spital pasi ishte prekur nga koronavirusi. Bëhet me dije se 24-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën, teksa po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Që nga fillimi i pandemisë, pesë persona në Tiranë kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga dy spitalet Covid./ Opinion.al