Është ndarë nga jeta drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu. Pak ditë më parë, Hysenlliu u konfirmua pozitiv me koronavirus.
Hysenlliu prej tre ditësh ishte i shtruar në spitalin Infektiv, ku ishte futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar.
Për ndarjen nga jeta të Hysenlliut ka reaguar dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, cili ka shprehur ngushëllime për familjarët e tij.
Postimi i Veliajt
Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit. Sot ai u nda nga jeta, duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë e inxhinieri unik. Tirana e re që po ndërtohet rrënojash, do mbajë përjetë emrin e tij. Ngushëllime familjes e gjithë kolegëve që i deshi aq shumë!/ Opinion.al