Aktualitet

I infektuar me COVID, humb jetën 17-vjeçari te “Shefqet Ndroqi”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:00 - 22/02/21 |
Doriana Çepunaj

Ka humbur jetën nga COVID-19 një 17-vjeçar në spitalin COVID-2. News 24 raporton se adoleshenti nga Elbasani ka qëndruar një javë në terapi intensive. Ai ka mbërritur në spital në gjendje të rënduar, me 100% të mushkërisë të prekur nga koronavirusi.

Po ashtu raportohet se edhe prindërit e 17-vjeçarit kanë qenë të shtruar në këtë spital.

Pothuajse prej një muaji situata e pandemisë në vendin tonë është përkeqësuar teksa numri i infektimeve me Covid është rritur ndjeshëm./Opinion.al

Pas