Aktualitet

I infektuar me COVID-19, myftiu i Shkodrës dërgohet në Turqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:31 - 14/11/20 |
Al Do

Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari është infektuar prej disa ditësh me COVID-19, ndërsa sot bëhet me dije se ai është dërguar në Turqi.

Gjendja shëndetësore e myftiut është përkeqësuar orët e fundit dhe për këtë arsye ai është dërguar për mjekim të specializuar në Turqi.

Mësohet se më herët, në Turqi u dërgua edhe babai i tij, gjithashtu i infektuar me Covid-19.

Sytari është lideri i tretë fetar në Shqipëri që dërgohet jashtë vendit për tu kuruar nga COVID-19. Dy ditë më parë Kryepeshkopi ortodoks, Janullatos u dërgua në Greqi ndërsa dje Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo udhëtoi drejt Italisë./ Opinion.al

Pas