Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari është infektuar prej disa ditësh me COVID-19, ndërsa sot bëhet me dije se ai është dërguar në Turqi.
Gjendja shëndetësore e myftiut është përkeqësuar orët e fundit dhe për këtë arsye ai është dërguar për mjekim të specializuar në Turqi.
Mësohet se më herët, në Turqi u dërgua edhe babai i tij, gjithashtu i infektuar me Covid-19.
Sytari është lideri i tretë fetar në Shqipëri që dërgohet jashtë vendit për tu kuruar nga COVID-19. Dy ditë më parë Kryepeshkopi ortodoks, Janullatos u dërgua në Greqi ndërsa dje Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo udhëtoi drejt Italisë./ Opinion.al