Kronikë

I iku karabinierëve për të shpëtuar shokun, kush është shqiptari që vdiq në Itali



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:51 - 10/06/22 |
Opi Nion

Redon Abazi është 26-vjeçari që humbi jetën gjatë një tentative arratisje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se i riu i tha gaz makinës sapo pa karabinierët për të “shpëtuar” shokun e tij Behar Roshin.

Ky i fundit ishte pasagjer dhe ishte në makinën që u përplas për t’i shpëtuar karabinierëve pasi 31-vjeçari Roshi duhet të vuante edhe 4 vite burg në Itali.

Kjo mund të jetë arsyeja që i shtyu të dy të përpiqeshin të arratiseshin të martën e kaluar, kur, në Nola-Villa Literno, kaluan një patrullë karabinierësh.

Aksidenti ndodhi në dalje të Gricignano d’Aversa (Caserta), teksa makina u përplas me barrierat mbrojtës të rrugës pasi u fut me shpejtësi një kthesë të ngushtë.

Abazi po ngiste makinën dhe gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes ndërsa Roshi doli nga kabina e automjetit dhe tentoi të arratisej në këmbë. 31-vjeçari u kap nga karabinierët dhe u shoqërua, ndërsa sot gjykata vendosi që ai të qëndronte në burg./Opinion.al

Pas