Sociale

I ikën luftës në Ukrainë, nëna me dy fëmijët strehoen nga biznesmeni shqiptar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:29 - 13/03/22 |
Opi Nion

Një grua dhe dy fëmijët e saj të mitur i janë larguar luftës në Ukrainë dhe kanë mbërritur në Tiranë. Ata janë strehur në ambjentet e Uka Farm, në Laknas, ndërsa ka qenë vetë Flori Uka ai që ka ndarë lajmin në rrjetet sociale.

“Mëma ukrainase, me dy fëmijët e saj, që i shpëtoi bombardimeve mizore të luftës, u mikprit duke u strehuar në Uka Farm”, shkruan ai, ndërsa shumë komentues e kanë përgëzuar për këtë gjest. Kujtojmë se më herët edhe disa shtetas të tjerë ukrainas janë ndalur në Shqipëri ndërsa janë larguar nga luftimet, një pjesë e të cilëve të strehuar në apartamente që kishin blerë kryesisht në jug të vendit./Opinion.al

Pas